UBT ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimin me Universitetin e Vlorës

23/07/2012

 

Prishtinë, 23  korrik  2012-   Në kuadër të marrëveshjeve të shumta që i ka UBT, me universitetet të shumta  më prestigjioze në Evropë dhe botë, Presidenti i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe rektori  i Universitetit  të Vlorës , në Vlorë  të Republikës së Shqipërisë , Prof. Dr. Albert Qari , zhvilluan një takim të rëndësishëm  në objektin e  Universitetit  të Vlorës dhe nënshkruan  një marrëveshje bashkëpunim ndërinstitucional.

 

Më konkretisht,  kjo marrëveshje parasheh  mundësimin  e bashkëpunim ndërinstitucional në të gjitha nivelet e studimit,  shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve,   projekte te prbashketa zhvillimore dhe hulumtuese, studentët të organizojmë seminare dhe takime tjera akademike për çështje shkencor, përdorimin e bibliotekave përkatëse për nevoja të studimeve dhe hulumtimeve shkencore, programe të studimit në distancë,   zbatimin e përbashkët të programeve studimore, aktivitetet lidhur me kurset verore dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet.

 

Sipas palëve nënshkruese bashkëpunimi ndërinstitucional në mes UBT dhe  Universitetin të Vlorës ka filluar edhe më herët dhe pohuan se marrëveshja është incizuar nga të dy palët., ku rektori i Universitetit të Vlorës Prof. Dr. Albert Qari,  gjatë  muajit dhjetor  të vitit të kaluar qëndroi për  një vizitë në Kosovë, me ftesë të UBT me rastin e shenimit te 10 vjetorit te punes se UBT-se.

 

z. Qari,  gjatë  kësaj  vizite  dhe takimet  e njëpasnjëshme me Presidentin  e UBT-së, Dr. Hajrizin,  u njoh me zhvillimet në këtë instuticion, me theks të veçantë me punën që bëhet në të gjitha fakultete,  më konkretisht,  Dr. Hajrizi,  e patë  njoftuar atë lidhur me zhvillimet e përgjithshme për institucionin që e drejton, UBT-në, dhe  kanë gjetur mirëkuptimin që në një të ardhme të afërt për të shtrirë bashkëpunimin në një varg fushash akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet,  dhe gjatë  takimeve u  bisedua dhe u iniciua  për  bashkëpunimin ndërinstitucional.

 

Po ashtu në bazë të bisedave që patën mes udhëheqësit e institucioneve në fjalë Presidenti i UBT-së Prof. Dr. Hajrizi, u nda shume i kënaqur me të arritura ne Universitetin Vlorës.

 

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, dy krerët e dua  institucioneve u  dakorduan  edhe për organizimin e përbashkët të konferencave të nivelit të lartë shkencor në kuadër  të përvjetor jubilar,   më saktësisht në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.