UBT ka filluar pranimin e abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Inxhinierisë së Ndërtimit, Infrastrukturës dhe Mjedisit

20/09/2021

Në prag të edicionit të 10-të të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, UBT ka filluar pranimin e abstrakteve për fushën e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Inxhinierisë së Ndërtimit, Infrastrukturës dhe Ambientit, e të cilat do të kenë mundësi të prezantohen para shumë hulumtuesve e ekspertëve shkencorë.

 

Punimet dhe prezantimet për konferencën e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor do të trajtojnë tema të tilla si:

 

  • Sustainability/ Efficiency Architecture
  • Architectural and Urban Heritage
  • Urban Planning/Design/ Landscape
  • Architectural History and Theory
  • Management in Architecture and Urban Fields

 

Punimet dhe prezantimet për konferencën e Inxhinierisë së Ndërtimit, Infrastrukturës dhe Mjedisit do të trajtojnë tema të tilla si:

 

  • Structural Engineering including Steel, Bridge, and Composite
  • Reinforced Concrete and Masonry Structures
  • Form finding, Topology and Structural Morphology
  • Soil-Structure Interaction (static and dynamic)
  • Energy efficiency and building materials
  • Innovative building technologies
  • Heritage constructions
  • Geomechanics engineering
  • Transport and Highways Engineering
  • Construction and Project Management
  • Optimization – Structural Optimization and Sensitivity Analysis

 

Për detaje më të hollësishme rreth konferencës klikoni në: https://conferences.ubt-uni.net/2021/ , teksa pyetjet tuaja mund t’i dërgoni në: [email protected]