UBT ka filluar përgatitjet për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare 2019

20/06/2019

UBT ka nisur përgatitjet për organizimin e edicionit të tetë të Konferencës Ndërkombëtare më të madhe në Kosovë e rajon për shkencë, teknologji dhe inovacion, e cila në edicionet e mëparshme ka mbledhur qindra shkencëtarë dhe studiues nga e mbarë bota.

Konferenca do të zhvillojë punimet më 26-28 tetor 2019, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

 

Sikurse në secilin edicion, qëllimi kryesor i kësaj ngjarje është që të bëjë të mundur shkëmbimin e njohurive dhe shkathtësive në mes hulumtuesve, profesorëve, studentëve të doktoraturës dhe ekspertëve të ndryshëm nga industria.

 

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së do të shtrijë aktivitetin në 21 fusha të ndryshme, që do të mbahen njëkohësisht, përfshirë:

 

  • Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri e Komunikimit;
  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi;
  • Mekatronikë, Inxhinieri e Sistemeve dhe Robotikë;
  • Inxhinieri e Energjisë Efiçiente;
  • Sisteme të Informacionit dhe Siguri;
  • Arkitekturë – Planifikim Hapësinor;
  • Inxhinieri Ndërtimore, Infrastrukturë dhe Ambient;
  • Juridik;
  • Shkenca Politike;
  • Gazetari, Media dhe Komunikim;
  • Shkenca të Ushqimit dhe Teknologji;
  • Shkenca farmaceutike dhe Natyrore;
  • Dizajn;
  • Psikologji;
  • Edukim dhe Zhvillim;
  • Modë;
  • Muzikë;
  • Art dhe Media Digjitale;
  • Stomatologji;
  • Mjekësi e Aplikuar;

 

Për më shumë detaje, klikoni në: https://conferences.ubt-uni.net, teksa pyetjet tuaja shtesë mund t’i dërgoni në: [email protected].