UBT ju uron Vitin e Ri 2026

31/12/2025

Me rastin e ndërrimit të moteve, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i ka uruar studentët, stafin akademik e administrativ, si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri 2026.

Rektori Hajrizi ka theksuar se viti i ri sjell mundësi të reja për të arritur qëllimet dhe synimet tona.

“Viti 2025 ka qenë një vit i suksesshëm për institucionin tonë dhe për studentët tanë. Besoj fuqishëm se edhe viti 2026 do të sjellë realizimin e synimeve dhe arritje të reja. Në emër të UBT-së, ju uroj që viti i ri t’ju gjejë me shëndet, begati, paqe dhe suksese të shumta. UBT do të vazhdojë të mbështesë studentët dhe stafin e tij, duke kontribuar edhe në zhvillimin akademik të Kosovës. Urime Viti i Ri 2026!”, thuhet në urimin e Rektorit Hajrizi.