UBT-ja Kryeministrin Thaçi e nderon me çmimin“Leadership Exellence Award”

29/06/2010

 

Prishtinë, 29 qershor 2010 – “Proceset në të cilat po kalon Kosova në integrimin e saj në Bashkimin Evropian dhe sfidat të cilat e presin vendin në këtë proces”, sot u ligjërua  tema e radhës, për të cilën, para studentëve dhe stafit akademik dhe vendore dhe ndërkombëtar të UBT-së, ligjëroi  Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi. Kryeministri Thaçi për kontributin e jashtëzakonshëm dhe performansën e tij si lider për çlirimin dhe zhvillimin e vendit  prof. dr. Edmond Hajrizi dhe Këshilli Akademik i UBT-së, si shenjë respekti e nderuan  me Çmimin më të lartë që parasheh Stauti i UBT-së, “Leadership Exellence Award”.