UBT-ja i vetmi institucion privat i lartë arsimor në vend dhe rajon përfituese e projektit “ERASMUS MUNDUS”

03/03/2011

 

UBT organizoi konferencë  me temën “Projektet  e UBT-së  dhe ndërkombëtarizimi i Republikës së Kosovës, në veçanti prezantimi i projektit  Erasmus Mundus”

 

UBT-ja i vetmi institucion privat i lartë arsimor në vend dhe rajon përfituese e projektit  “ERASMUS MODUS”

 

“Me kënaqësi e mora ftesën nga një institucion i arsimit të lartë, siç është në këtë raste UBT-ja,  që është përfituese e  një projekti të tillë të nivelit më të lartë, sepse ta përfitosh një projekt të  tillë nuk është rastësi por është e arritur në sajë të cilësisë e përgëzoj UBT-në  për punën e bërë në vazhdimësi”. tha Prof. Dr. Ramë Buja,  Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.

 

 

Prishtinë, 03 mars  2011-  UBT sot më  me datën më datën 3 mars,  organizoi konferencën me temën  “Projektet  e UBT-së  dhe ndërkombëtarizimi i Republikës së Kosovës, ku me theks të veçantë u prezantua projekti “Erasmus Mundus”.

 

Konferenca u organizua në ambientet e Hotel Grandit në Prishtinë, ndërsa punimet dhe vendimet e projektit “ERASMUS MUNDUS” u prezantuan nga Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i pari i UBT, që njëherësh është përfituesi i projektit, vlerësoi se përmes projekteve të tilla edhe më të hershme është arritur një mobilitet i lartë i studentëve në këtë institucion të lartë arsimor, stafit akademik, ngritje e kapaciteteve akademike shkencore dhe janë arritur që të organizohen konferenca të shumta ndërkombëtare siç është “SWIIS 2010 Workshop on Supplemental Ways for Improving International Stability, që është organizuar në semestrin e kaluar, etj. 

 

Presidenti Hajrizi ndër të tjera ka theksuar se përmes publikimeve, revistave ndërkombëtare dhe konferencave kemi arritur që Kosovën ta fusim në mekanizmat ndërkombëtare të akademisë dhe shkencës siç është në Organizatën Ndërkombëtare për Cilësi (OEC), në Federatën Ndërkombëtare të Kontrollit Automatik (IFAC), si dhe në Organizatën për Menaxhimin e Projekteve (IPMA) etj,  ku vendi ynë sot është i barabartë me organizmat më të rëndësishëm  botëror në fushat e shkencës dhe teknologjisë, andaj  edhe projekti “Erasmus Mundus”, do të jetë kontribues i madh për në katër vitet e ardhshme, siç janë bursat që ofrohen për të studiuar në vendet e Bashkimit Evropian, por edhe në rajon.

 

Ai po ashtu ka theksuar se ideja dhe përmbajtja e këtij projekti është që zakonisht të rritet hapësira e ndërmarrësisë dhe kompetenca në menaxhim në fushat e teknologjisë, inxhinierisë, matematikës edhe shkencës. 

 

Ndërkohë  Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Prof. Dr. Ramë Buja, konferencën e ka vlerësuar si të rëndësishme në zbatimin programeve për ngritjen e cilësisë së studimeve. “Me kënaqësi e mora ftesën nga një institucion i arsimit të lartë, siç është në këtë raste UBT-ja,  që është përfituese e  një projekti të tillë të nivelit më të lartë, sepse ta përfitosh një projektin e tillë nuk është rastësi por është e arritur në sajë të cilësisë e përgëzoj UBT për punën e bërë në vazhdimësi”.   

 

Ai ka premtuar mbështetje të pakursyer që Kosova të ecë në hap me dijen. “Nuk guxojmë që në Kosovë të kemi qytetarë të rangut të parë dhe të dytë. Unë do të jem shumë i interesuar që në institucionet tona të instalojmë një gjë që është shumë logjike, garën e dijes, por edhe të shohim se cili është pozicioni i gjithsecilit”, ka thënë Ministri Buja. 

 

Përfitues të  projektit “ERASMUS MODUS”,  janë 16 universitete nga rajoni dhe Evropa, prej tyre tetë nga vendet e Ballkanit, ku UBT, është i vetmi institucion privat i lartë arsimor nga Kosova dhe rajoni që është përfituese e  projektit në fjalë.

 

Projekti është katërvjeçar dhe në përgjithësi ofron 264 bursa,  UBT-ja ka 38 mobilitete ose bursa. Projekti ka një shumë 3.8 milionë euro. Krahas tjerave UBT e ka edhe një privilegj përfshire brenda projektit, sepse për katër vite me radhë është koordinatore e këtij projekti.

 

“Erasmus Mundus”  ofron bursa, që  do të ndahen për studentë dhe staf akademik të të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë përmes projektit,  përfshinë edhe aktivitete tjera si trajnime në ndërmarrësi, menaxhment, shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

 

Ta përkujtojmë edhe njëherë se Programi Erasmus Mundus, përkrahet nga Komisioni Evropian me 3.8 milion euro. 

 

Të drejtë aplikimi do të kenë studentët dhe mësimdhënësit që iu takojnë lëmive të teknologjisë, inxhinierisë, ndërmarrësish, matematikës etj.

 

Konkursi për aplikim do të jetë i hapur deri më 15 prill të këtij viti.