UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës

04/06/2025

UBT vazhdon të jetë institucioni privat me më së shumti programe të akredituara në Kosovë, sipas vendimeve të fundit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Me gjithsej 17 programe të akredituara, prej të cilave 9 riakreditime dhe 8 programe të reja, UBT dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm ndaj cilësisë në arsim dhe zhvillimit akademik.

Nga programet e riakredituara, shumica kanë marrë vlerësimin maksimal për një periudhë pesëvjeçare, që tregon standardet e larta akademike dhe profesionalizmin e stafit akademik të UBT-së.

Në listën e programeve të akredituara përfshihen fusha të rëndësishme të inxhinierisë, shëndetësisë, shkencave të natyrës, teknologjisë, menaxhimit dhe dizajnit, duke u ofruar studentëve mundësi të shumta për zhvillim profesional dhe kërkim shkencor.

Programet që janë pjesë e këtij procesi janë:

  • Inxhinieri e Mekatronikës – BSc
  • Inxhinieri e Mekatronikës – MSc
  • Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit – BSc
  • Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit – MSc
  • Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore – BSc
  • Shkenca Paramjekësore – MSc
  • Biokimi Mjekësore – BSc
  • Kimi Aplikative – BSc
  • Stomatologji – Dr. Dent
  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – BSc, UBT Ferizaj
  • Dizajn – BP, UBT Prizren
  • Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik – MSc
  • Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes – BSc
  • Psikologji – MSc
  • Teknik i Radiologjisë – BSc
  • Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës – BA
  • E Drejta Komerciale – LLM

Kjo arritje thekson angazhimin e UBT-së për t’u ofruar studentëve arsimin më të mirë dhe programet akademike që i përmbushin standardet më të larta ndërkombëtare. Me këtë, UBT vazhdon të jetë një nga institucionet kryesore të arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon, duke kontribuar fuqishëm në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe inovacionit shkencor.