UBT hap audicion për aktorë dhe regjisorë të rinj dhe studentë të ardhshëm të programit Artet Dramatike

28/07/2025

UBT fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për programin unik “Artet Dramatike”, i cili ofron një qasje të veçantë dhe bashkëkohore në edukimin artistik.

Ky është programi i vetëm në rajon ku të gjithë studentët pranohen së bashku, dhe gjatë studimeve zhvillojnë bazën e përbashkët në artin dramatik. Vetëm më pas ata përcaktojnë orientimin e tyre profesional në një nga drejtimet: Aktrim, Regji Teatri dhe Regji Filmi.

Audicioni për pranimin e studentëve të rinj do të mbahet më 4 gusht 2025 ne oren 11:00 në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan.

 

Kërkesat për audicion:

Aktrim

Të përgatitet një monolog nga një tekst dramatik ose bashkëkohor. Vlerësohen aftësitë interpretative, prezenca skenike dhe qasja kreative.

 

Regji Teatri

Nuk kërkohet përgatitje paraprake. Kandidatët do të paraqesin aty për aty një shfaqje të shkurtër improvizuese, duke punuar me aktorë të pranishëm në audicion. Vlerësohet mendimi regjisorial dhe komunikimi artistik.

 

Regji Filmi

Krijimi aty për aty i një filmi të shkurtër, bazuar në një ide ose temë të dhënë gjatë audicionit. Vlerësohet kreativiteti, struktura narrative dhe vizioni regjisorial.