UBT GO INTERNATIONAL – UBT INNOVATIONS

bool(false) 23/03/2022

Inovacioni numër njëzetetetë që ka zhvilluar UBT për nder të 20-vjetorit të themelimit është “UBT Go International”.

 

Njohur si një nga institucionet më të ndërkombëtarizuara të arsimit të lartë në vend, UBT është e lokalizuar në disa vende të ndryshme të botës përfshirë edhe Kosovën dhe vendet si: Shqipëria, Austria, Hungaria, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Bullgaria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.

 

Partneritetet ndërkombëtare me institucione të ndryshme të arsimit të lartë dhe jo vetëm, në gjithë botën, janë një aspekt tjetër i rëndësishëm dhe një urë lidhëse shumë e rëndësishme e zhvillimit të institucionit, duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm në shoqëri për shpërndarjen e njohurive dhe përkthimin e tyre në produktivitet.

 

Aspekt tjetër i rëndësishëm te inovacioni “UBT Go International” është edhe zhvillimi i konferencave ndërkombëtare që për bazë kanë shkencën, inovacionin dhe teknologjinë, nga ku UBT sjell në Kosovë ekspertët më të njohur ndërkombëtar për fusha të ndryshme studimore, e ku prezantohen shumë gjetje e hulumtime shkencore.

 

Përpos mundësisë për të studiuar jashtë vendit për studentët nga Kosova, UBT përmes programeve të ndryshme dhe bashkëpunimeve me institucione të arsimit të lartë nga mbarë globi, mirëpret studentë të talentuar nga e gjithë bota, si një komunitet i larmishëm ndërkombëtar.

 

Si lider i arsimit të lartë në vend, UBT ofron programe të ndryshme ndërkombëtare në bashkëpunim me institucione prestigjioze të arsimit të lartë nga e gjithë bota, duke ofruar kurse dhe trajnime të ndryshme, si dhe studime të larta akademike.

 

#THISISUBT #30INNOVATIONS