UBT International Smart Schools do të pranojë edhe 300 nxënës të rinj në Gjimnazin TIK – Nxitoni për regjistrim

01/08/2025

UBT International Smart Schools konfirmon pozicionin si lider në arsimin e mesëm inovativ në Kosovë dhe rajon, duke hapur 200 vende të reja në Prishtinë dhe 100 sosh në Prizren për regjistrimet e vitit të ri shkollor në Gjimnazin TIK.

Ky zgjerim i kapaciteteve vjen si rezultat i kërkesës së lartë nga prindërit dhe nxënësit që kërkojnë një shkollim të nivelit global, i bazuar në teknologjitë më të avancuara dhe metodologji moderne mësimdhënieje.

Gjimnazi TIK i UBT-së është i njohur për ambientin e tij, ku inovacioni teknologjik ndërlidhet me mësimin praktik dhe zhvillimin e aftësive të së ardhmes.

Nxënësit që regjistrohen në këtë program përfitojnë nga:

Mësimdhënie me pajisje digjitale dhe teknologji të gjeneratës së fundit

Mësues me eksperiencë dhe përgatitje adekuate për edukimin modern

Kurikula që integron njohuri akademike me zhvillimin e kompetencave praktike dhe kreative

Mundësi për pjesëmarrje në projekte dhe gara rajonale dhe ndërkombëtare

Ambient mësimor që stimulon inovacionin, kreativitetin dhe bashkëpunimin

UBT International Smart Schools – Gjimnazi TIK është zgjedhja ideale për të rinjtë që dëshirojnë një edukim që i përgatit për sfidat globale dhe për një të ardhme profesionale të suksesshme.

Prindërit dhe nxënësit që janë të interesuar të regjistrohen inkurajohen të veprojnë shpejt, pasi vendet janë të kufizuara dhe kërkesa vazhdon të rritet.