UBT fton studentët që të aplikojnë për bursa studimi në ShBA, përmes programit “Fulbright Foreign Student Program”

30/03/2021

UBT njofton studentët se Ambasada e ShBA-ve në Kosovë, ka hapur konkurs për ndarjen e bursave për studime të nivelit master përmes programit, “Fulbright Foreign Student Program”, për vitin akademik 2022-2023.

Fulbright Foreign Student Program është projekt i përbashkët i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe Qeverisë së Kosovës dhe i njëjti ofrohet edhe nëpër shtete të tjera.

 

Programi ka sjellë disa nga mendjet më të mira të botës në kampuset e SHBA-ve, duke u ofruar pjesëmarrësve të programit njohuri mbi shoqërinë dhe vlerat amerikane. Shumë përfitues të këtyre bursave kanë filluar karrierat e tyre shumë më herët, por, pas studimeve, kthehen për të marrë pozita udhëheqëse në vendet e tyre, shpesh duke punuar në universitete ose në shërbimin qeveritar.

 

Kërkesat për aplikim:

-Diplomë universitare e nivelit bachelor;

-Aftësi të mira të gjuhës angleze, në nivelin që studentët të jenë në gjendje t’i ndjekin studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës;

-Duhet ta ketë Shtetësinë e Kosovës dhe / ose vendbanimin e përhershëm në Kosovë;

 

Një aplikim i plotë përfshin:

– Një formular aplikimi të dorëzuar në internet nëpërmjet EMBARK (mos dorëzoni një kopje letre në Ambasadën e SHBA-ve, në Prishtinë)

– Një deklaratë e detajuar e aktivitetit të propozuar

– Një CV të detajuar

– Tri letra reference

 

 

Afati i fundit për aplikim në këtë program është data 31 maj 2021.