UBT edhe këtë vit përfaqëson Kosovën në garën ndërkombëtare të robotikës “FIRST Global Challenge”

31/08/2022

Nxënësit e Shkollave të Mesme të UBT-së: Harisa Haziri, Rrezon Halimi dhe Erjon Vila, do të përfaqësojnë Kosovën përmes UBT-së, në garën më të madhe ndërkombëtare të robotikës “FIRST Global Challenge”.

Ekipi përfaqësues i Kosovës do ta sfidojë vetën në fushën e robotikës duke garuar me të rinj nga rreth 180 shtete të botës, në një frymë globale të unitetit dhe bashkëpunimit.

Sfida e këtij viti është Carbon Capture, teksa ekipi përfaqësues i Kosovës do të përgatitet në UBT nga ekspertët më të mirë që ka fusha e robotikës, në laboratorët më inovativ që ka Kosova në fushën e robotikës dhe mekatronikës.

Qëllimi i kësaj gare është zhvillimi edhe më i madh i të rinjve në fushën e STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), dhe UBT si institucion i arsimit në Kosovë është një nga shkollat më të mëdha të inxhinierisë së mekatronikës që është duke inkorporuar qysh në arsimin e mesëm të lartë edukimin STEM.