UBT e zyrtarizoj marrëveshjen me Universitetin City

27/04/2011

UBT-ja bashkëpunon Londrën

UBT  e  zyrtarizoj  marrëveshjen me Universitetin City

 

 

Prishtinë, prill 2011:  Në kuadër të vazhdës së Marrëveshjeve të  Bashkëpunimi që ka UBT me universitete  më prestigjioze në botë dhe Evropë, Presidenti i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi për disa ditë më radhë  ka qëndruar jashtë shtetit    konkretisht në Universiteti City në Londër (Angli), për ta zyrtarizuar dhe  konkretizuar  përfundimisht  marrëveshjen e bashkëpunimit ndërinstitucional.

 

Me theks të veçantë marrëveshja në  fjalë  do të mundësoje studenteve kosovarë që studimet universitare në nivelin bachelor, master dhe  të doktoratës  ti ndjekin në UBT  dhe  në Universitetin City,  po ashtu stafit akademik  zhvillim e kompetencës në fushën hulumtuese dhe zhvillimore. Bashkëpunimi do të ofrojë edhe programe të tjera te veçante si janë projektet , seminaret, transferi i teknologjisë, dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet.

 

Sipas palëve nënshkruese bashkëpunimi ndërinstitucional në mes UBT-së dhe Universitetit City ka filluar  më herët dhe pohuan se marrëveshja është incizuar nga të dy palët.

 

Në bazë të bisedave që patën mes krerëve të institucioneve në fjalë Presidenti i UBT-së Dr. Hajrizi, u nda i kënaqur me të arritura e Universitetin e City, sidomos më programet e studimit më teknologjinë më moderne, me stafin akademik dhe me arritjet e studenteve.

 

Universitetit City numëron një numër të konsiderueshëm të mësimdhënësve dhe ka marrëveshje shumta bashkëpunimi me universitete ndërkombëtare, është themeluar që 100 vite e më shumë, numri i të diplomuare është i krahasueshëm me universitete  më të mëdha në botë, po ashtu të diplomuarit sot janë në vende udhëheqëse nëpër kompani dhe organizata më profitabile në Evropë dhe botë.