UBT dhe Universiteti i Tiranës organizuan konferencë ndërkombëtare

13/06/2011

Tiranë, 12. 06. 2011- UBT në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës (UT) organizuan konferencën dyditore shkencore në nivel ndërkombëtar me temën “Sistemet e Informacionit  dhe Teknologjitë dhe rëndësia e tyre në zhvillimet ekonomike”. Konferenca u organizua  nën patronazhin e Akademisë të Shkencave të Shqipërisë. dhe u mbajt në ambientin e hoteli “Rogner”, në kryeqendrën e Republikës së Shqipërisë, Tiranë.

Përveç krerëve të të  tria institucioneve organizatore, si Presidenti i UBT-së,  Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Rektori i  Universitetit të Tiranës (UT), Dhori Kule,  dhe  Kryetar i Akademisë së Shkencave (ASHK), Gudar Beqiraj, në hapjen solemne morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të Republikës së Shqipërisë si ish-ministri i arsimit dhe njëkohësisht  Ministër i Inovacionit dhe Teknologjisë, z. Genc Pollo.

Duke përshëndetur konferencën, ministri Pollo vlerësoi lart bashkëpunimin midis institucioneve shkencore të të dyja shteteve, bashkëpunimi i cili duhet të intensifikohet edhe më tej, në mënyrë që të shkëmbehen përvojat dhe të arrihen rezultate edhe më të mëdha në hulumtimet dhe inovacionet shkencore, në mënyrë që studentët dhe ekspertët shqiptarë nga të dy shtetet të ecin krahas kolegëve të tyre nga shtetet më të zhvilluara botore në fushën e teknologjisë.

Po ashtu konferencën e përshëndetën edhe përfaqësues dhe studiues të universiteteve të ndryshme të Evropës si Anita Mirijamdotter nga Universiteti Linnaeus, Peter Kopacek, Vienna University of Technology, Austria dhe UBT, etj.

Për dy ditë  më radhë   në konferencë  u mblodhën një numër i madh i  pedagogëve, studiuesve dhe ndërmarrjeve të fushës së IT-së nga shumë vende  të rajonit dhe Evropës.  Janë paraqitur mbi 150 punime shkencore, dhe u kumtuan në disa sesione paralele  gjë që i dha  konferencës një karakter shumë të rëndësishëm me peshë shkencore. Paraqitësit e kumtesave, përveç nga Shqipëria dhe Kosova, ishin edhe nga Suedia, Gjermania, Austria, Irlanda, Italia,  etj,

Prof. Dr. Kozeta Sevrani, organizatore e Konferencës dhe përgjegjëse e Departamentit Matematikë, Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar në UT, përveç që i përshëndeti të pranishmit ndër tjera tha: “Tashmë të gjithë e dimë që ndër prioritetet e qeverisë shqiptare është zhvillimi i shoqërisë së informacionit. Këto prioritetete nuk mund të kuptohen pa nxitjen e inovacioneve dhe investimeve të rëndësishme në edukim dhe kërkim shkencor. Gjithashtu, kjo nënkupton dhe ofrimin e kurrikulave që çojnë në hartimin e njohurive në fushën e TIK. Për këtë arsye, të gjithë aktorët kryesorë që lidhen me zhvillimin e TI në vend duhet të shkrijnë idetë, forcat, kapacitetet dhe fuqitë e tyre për të qenë pjesë e kësaj shoqërie si dhe për t’i bërë ballë sfidave të së ardhmes”. 

Departamenti ynë, shtoi ajo, nëpërmjet kësaj konference synon të vazhdojë të kontribuojë për përmbushjen e nevojave që kanë akademikët, kërkuesit, lektorët e studiuesit e fushës, për të ndarë mendimet, idetë, eksperiencat dhe punimet e tyre. Konferenca synon të forcojë një platformë tashmë të vendosur që në konferencën e mëparshme, ku të diskutohen problemet e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në vend si dhe impakti i elementeve të ndryshëm të saj në zhvillimin e ekonomisë e shoqërisë në përgjithësi. Së fundi, pjesë e fokusit të kësaj konference do të jetë dhe zhvillimi i tregut informatik, ku aktorë të këtij tregu janë të mirëpritur të japin opinionin dhe mendimin e tyre kritik në lidhje me të.

Po ashtu i Presidenti i UBT-së, dhe njëkohësisht organizatorë i konferencës, Prof. Dr.Edmond Hajrizi, duke vlerësuar lart rëndësinë e kësaj konference dhe bashkëpunimin me institucionet më të rëndësishme akademike në Shqipëri, tha se kjo konferencë është edhe një rezultat i punës së pandalshme të UBT-së në drejtim të bashkëpunimit ndërkombëtar. Kjo konferencë, tha ai, hyn në vargun e një varg konferencash ndërkombëtare që ka organizuar UBT në Prishtinë apo ku UBT ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në të katër anët e globit, duke krijuar ura bashkëpunimi me institucionet më prestigjioze ndërkombëtare, si dhe duke u krijuar mundësinë profesorëve dhe studentëve të UBT-së që të njihen me kolegët dhe përvojat e institucioneve akademike nga e mbarë bota.

Presidenti i UBT-së,  Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë hapjes solemne të punimeve të konferencës, ka thënë se njerëzimi kurrë nuk ka jetuar më mirë se sot, megjithëse në të kurrë nuk ka pasur diferenca më të mëdha në mes të sistemeve shkencore, shoqërore dhe teknike. “Në qoftë se i marrim në konsideratë zhvillimet shkencore dhe teknike, kualiteti i  jetës do të ishte gjithnjë më i mirë. Por,  siç po shihet,  është shumë vështirë të krijohet një strukturë shoqërore që do të mundësonte zhvillimin e këtyre përparësive”, ka deklaruar z. Hajrizi, duke shtuar se në botë ka zhvillim të madh e të shpejtë të shkencës dhe teknologjisë në atë masë sa njerëzimi nuk e ka përjetuar në herët. “Ne sot po kërkojmë një model që do të përfshinte të gjithë trendët  e zhvillimit, si p.sh,  jemi duke e kërkuar “të menduarit e orientuar në sistem”, për të menduar  në qasje ndaj sistemit, biznes exellenca, sistemin e integruar të menaxhmentit, menaxhimin riskut, inovacioni, zhvillimin e qëndrueshëm , stabilitetin e sistemeve  dhe përgjegjësin shoqërore”, ka deklaruar Hajrizi.

Ai falënderoi sponsorët e kësaj konference, akterë të njohur të tregut shqiptar të Teknologjisë së Informacionit dhe shërbimeve të tyre, të cilët me dashamirësinë e tyre ofruan mbështetjen e tyre për zhvillimin e kësaj konference dhe konkretisht: ABCom, AVIS, Microsoft, iKubINFO Software Solutions, Tetra & Computer and Copier Systems (CCS Group), Institutin e Modelimeve ne Biznes, Shoqata AITA, DM Consulting Services, EPICT, Bilanc, Konsort

Po asht tu në konferencë më punime  e tyre hulumtuese nga fusha e cekur me lartë u paraqitën edhe një varg studiuesish  të rinj të të dyja institucionet organizatore si të UBT-së  dhe UT-së, si studentë dhe profesor . 

Prof. Besnik S Skenderi prezantoi punimin për zbatimin e veglave elektronike në planifikimin e projekteve. Kjo është temë  interesante sepse 60% e projekteve të iniciuara në botë dështojnë dhe një prej problemeve që ndikon në dështimin e projekteve është komunikimi i dobët ndërmjet menaxherit të projektit dhe anëtarëve të ekipit si dhe mosplanifikimi adekuat i projektit. “Me zbatimin e veglave si MS projekt evitohet problemi i komunikimit dhe planifikimi dhe përcjellja e progresit bëhet me e lehte. Për këtë punim është bërë një analizë në sektorin publik dhe privat në Kosovë dhe rezultatet janë krahasuar me analizat e bere  jashtë Kosovës nga hulumtuesit e tjerë”, tha Prof. B. Skenderi gjatë prezantimit të hulumtimit të tij para shumë të pranishmëve të huaj de vendorë.  Po ashtu edhe  Dr. Petrit Shala, njëkohësisht edhe ligjëruese në UBT prezantoi punimin për rrjetat dhe teknologjitë e sigurisë E- Comerece.

Sherif Hyseni, student në UBT në master në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike u paraqit me hulumtimin “Multi Agjenti System” (MAS),  që është një term që mund të përdoret për qëllime të ndryshme në fushën e Robotikës ose Mechatronikës.

“Një Sistem Multi – Agjent (MAS) është një sistem i përbërë nga shumta agjentë të cilët bashkëveprojmë me një inteligjencë. Multi-Agjent i Sistemet mund të përdoret për të zgjidhur problemet që janë të vështirë ose e pamundur për një Agjent Individ ose një Sistem Monolit për të zgjidhur”, citoi z. Hyseni, duke cituar se fokusi kryesor i këtij publikimi do të jetë të përfaqësojë “MAS” përmes Robot Soccer, duke përfshirë një përshkrim në lidhje me lojën e Robot Soccer, kërkesat, rregullat, qëllimet dhe versionin e ardhshëm të kësaj loje.

Po ashtu edhe Kushtrim Dragusha, student në UBT u paraqit me hulumtimin “Impakti i teknologjisë mobile në sjelljen  e tregtisë moderne dhe forma të reja të mendimit dhe të bërit biznes. “Evolucioni i teknologjisë mundëson zhvillimin në rrugët e ndryshme të arritjes së cakut për transaksionet elektronike”, tha ai.

 Prezantimet e studenteve të UBT –së vazhduan ku me pas u paraqitën si: Samir Jupa  me punimin “Adoption of E-Banking“,  Yllka Kusari me punimin ”Internet and Infrastructure for a driven servile”,  Merita Beka dhe Ganimete Perquku me punimin  “Mobile Ad Hoc Networks” dhe Selman Haxhijaha me punimin“Implementing Microcrosoft Internet Secutiy and Acceleration Server – ISA 2006”.

Konferenca i përmbylli punimet me konstatimin e përbashkët se ngjarje të tilla të nivelit ndërkombëtar shënojnë edhe një të arritur të madhe të UBT-së dhe institucioneve partnere në Shqipëri, bashkorganizatore të konferencës, si dhe dëshmojnë nivelin e lartë të zhvillimit në këtë fushë, duke qenë të barabartë me institucionet më prestigjioze botërore.