UBT dhe Shoqata Green Act Kosova mbajtën punëtorinë “Creating upcycled recycling bins”

16/12/2019

Nën organizimin e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, në bashkëpunim me Shoqatën Green Act Kosovo, në Kampusin Inovtiv të UBT-së, në Lipjan, është mbajtur punëtoria “Creating upcycled recycling bins”.

 

Kjo punëtori kishte për qëllim krijimin e vetëdijes për gjithë konsumatorët, problemet që sjellin me hedhjen vend e pa vend të mbeturinave, si dhe ndërgjegjësimi i të rinjve në ripërdorimin dhe aplikimin e metodave të riciklimit.

 

Hapjen e punëtorisë e bëri themeluesja e shoqatës në fjalë, Sibel Melekoglu, e cila ka folur për ndikimin e ndryshimeve klimatike në dizajnimin e mobilieve me material të qëndrueshëm.

 

Më pas, në kuadër të kësaj punëtorie, studentët e Fakultetit të Dizajnit në bashkëpunimin me profesoreshën, Sebil Spat, dhe asistentes, Laura Ymeri, ridizajnuan kontejnerët për riciklim të xhamit.