UBT dhe Raiffaisen Bank shpallin të hapur thirrjen për aplikim në garën “Data Science Hackathon”

29/01/2019

UBT dhe Raiffaisen Bank po e organizojnë garën “Data Science Hackathon”, që do të mbahet më 23-24 mars 2019, me ç’rast pjesë e garës mund të bëhen studentët e nivelit bachelor dhe master të të gjitha universiteteve dhe kolegjeve publike e private në Kosovë.

 

Kjo garë teston shkathtësitë e kandidatëve në të dhëna dhe fushën machine learning, ndërkaq për t’u bërë pjesë e garës të interesuarit duhet të aplikojnë në grup prej 2 deri në 5 studentë. Më pas rregullat e garës dhe detyrat tjera do të jepen nga organizatorët dhe mentorët e grupeve në formë të të dhënave (datasets) të emuluara.

 

Në këtë garë veglat ose gjuhët programuese që do ti përdorni për analizimin e të dhënave janë: Python, R Programing, Weka, Tableau, SPSS, RapidMinder, IBM Watson etj.

 

Gara do të zhvillohet në Kampuset Inovative të UBT-së në Lipjan, teksa juria profesionale në bazë të rezultateve të arritura do të përzgjedh fituesit dhe do të ndaj shpërblimet në tri kategori:

 

Vendi i parë: 1500 EUR dhe secili anëtar do të fitoj edhe nga një tablet

Vendi i dytë: 1000 EUR dhe secili anëtar do të fitoj edhe nga një telefon android

Vendi i tretë: 500 EUR dhe secili anëtar do të fitoj nga një Activity tracker

Përveç këtyre shpërblimeve, pjesëmarrësit e suksesshëm mund të fitojnë mundësinë për të vijuar praktikë profesionale me mundësi punësimi në UBT dhe Bankën Raiffaisen.

Apliko në linkun:https://www.eventbrite.com/e/data-analytics-hackathon-tickets-54691765543 

Për informata më të hollësishme në lidhje me garën, na kontaktoni në:

E-mail: [email protected]

Telefon: 044 100 463