UBT dhe “Miqtë e Amerikës” organizuan Konferencë regjionale për 100-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

20/11/2012

Rëndësia jetike e SHBA-së për shqiptarët 

 

Prishtinë, 20 nëntor 2012 – UBT, në bashkëpunim me shoqatën“Miqtë e Amerikës”, organizuan  konferencën shkencore dhe regjionale me  temën; “Roli i SHBA-ve, në Shtetformimin e Shqiptarëve”, e cila u mbajt sot    në Hotelin “NARTEL” në Prishtinë,  dhe u përcoll nga shumë të interesuar.

 

Në Konferencën ” Roli i SHBA-ve,  në Shtetformimin e Shqiptarëve”, e cila u mbajt  me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe u paraqitën  rreth 30  pjesëmarrës – nga fusha akademike dhe politike si nga Republika e Kosovës, Shqipërisë , Malit të Zi dhe Maqedonisë. 

 

Përveç krerëve të këtyre institucioneve organizatore, në hapjen  solemne morën pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Dr. Islam Lauka dhe  përfaqësues të lartë të vendit. 

 

Duke folur para të pranishmëve, si përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të atyre regjionale , përfaqësues të medieve, profesorë dhe studentë të UBT-së dhe të ftuar të tjerë,  në emër të Presidentit të UBT-së, Prof . Dr. Edmond Hajrizit, i cili po merë pjesë në Hartimin e Strategjisë Regjionale për Hulumtim  dhe Inovacione, të financuara nga Banka Botërore dhe mbështetur nga Komisioni Evropian, zëvendëspresidenti i UBT-së, Mo Vaziri, përveç se ju shprehi mirëseardhje, tha: 

 

 

Në vazhdën e manifestimeve e të shumta  të ndërlidhura me 100- Vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, UBT, organizoi  Konferencën e radhës dhe regjionale me qëllim për të dhënë kontribut në ndriçimin e faktorëve vendimtarë që kanë ndikuar në krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë. Rrjedhimisht SHBA-të, kanë krijuar kushte dhe rrethana për pavarësimin e Republikës së Kosovës dhe realizimin e drejtave të shqiptarëve në përputhje më normat dhe standardet demokratike gjithandej. Stafi  akademik dhe menaxherial  i UBT-së, shpreson  se kjo përbërje reprezentative   akademike, politike dhe intelektuale do të ndriçoj ,krahas rolit të vazhdueshëm të SHBA-ve, edhe aspektet tjera rrethanore që kanë ndikuar në realizimin e  synimeve humanitare dhe  kombëtare.  

 

 

Ndërsa,  Agim Rexhepi, Kryetar i shoqatës “Miqtë  e Amerikës”, përveç që falënderoi pjesëmarrësit, në mënyre kronologjike foli rreth aktiviteteve të shoqatë,  duke bashkëpunuar me udhëheqësit më të lartë shtetërorë amerikanë si kryetarë, kongresmen dhe senatorë për Republikën e Kosovën.

 

Penalistët e konferencës si;  Dr. Islam Lauka, Ambasador i Shqipërisë në Republikën e Kosovës,  Prof. dr. Mo Vaziri, Zëvendëspresident në UBT, nga SHBA, Abdi Baleta-, ish-përfaqësues i Shqipërisë ne OKB ,Riza Halimi, Deputet në Kuvendin e Serbisë, Prof. dr. Veton Latifi- Republika e  Maqedonisë,  Prof.  dr.  Jordan Daci, profesor universitar,  Tahir Tahiri-  Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në   Malë të Zi, Prof.  dr.  Abdullah Karjagdiu, profesor në UBT, Fahri Musliu, publicist- Beograd,  Phd. Cand.  Arbër Hadri,   Prof. dr.  Belul Beqaj, Phd. Cand.  Shqipërim Pula, Yllka Veseli, Alumni i UBT-së,    Phd.  Cand.  Naim Ismajli, Kryetar  i Komunës së Shtimes dhe   Kryetar i AKK ,  Leon Duhanaj, Alumni i UBT-së.

 

 

Nga penalistët e cekur më lartë  në Konferencë e sotshme  u tha se;  krahas shumë njohurive  të dëshmuara shkencore ,akademike dhe politike për rolin e pa anashkalueshëm , për krijimin e shteteve shqiptare, SHBA-të,    njëherit kanë  luajtur dhe po luajnë rol jetik  në  konsolidimin edhe rimëkëmbjen e shteteve por edhe mbështetjen e shqiptarëve në të gjitha trojet regjionale dhe në botë,   për ti realizuar të drejtat e tyre kombëtare  në përputhje me normat dhe standardet demokratike . Në këtë kuptim,   kjo Konferencë do të ndriçoj edhe rolin e shumë zyrtarëve  lartë   të cilët deri më tani nuk ishin ndriçuar për kontributin dhe rolin që kanë pasur në rrugëtimin e gjatë të shtetformimeve të shqiptarëve,  që  u vazhdua me mbështetjen dhe formimin e shtetit të pavarur të Kosovës më 2008. Konferenca    zbardhi edhe disa shkaqe dhe fakte të cilat dëshmojnë përkushtimin amerikan për zgjidhjen demokratike  të  drejtës natyrore për  formimin e shteteve dhe integrimit të tyre në BE dhe Aleancën Veriatlantike.  Panelistët, mes tjerash theksuan se obligimet  që duhet kryer shqiptarët nuk duhet të vihen barë SHBA-së,  ngase ,shqiptarët  duhet, krahas vlerave të veta të krijojnë   kulturën e vlerave amerikane nëse dëshirojnë të  që për  çështjet e duhura të bëjnë veprimet e  duhura.