UBT dhe Ministria e Diasporës ndihmojnë në zhvillimin e politikave ndaj mërgimtarëve

18/11/2011

Prishtinë, 18 nëntor 2011- UBT, si pjesë finale të projektit “Perceptimi i Diasporës- 2011” sot në hollin  e objektit të Hotelit “Prishtina” ,  organizoi konferencën  më saktësisht me temën“Perceptimi i Diasporës- 2011”, në bashkëpunim dhe përkrahur nga Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës.

 

Hulumtimi ka nxjerr të dhëna të ndryshme sa i përket jetës së pjesëtarëve të diasporës, kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre në diasporë, lidhjeve me familjet, perceptimi për përkujdesjen shtetërore ndaj tyre, lidhjet e tyre me atdheun, mundësitë për të vijuar mësimin plotësues në gjuhën amtare, planifikimet për hapje të biznesit në vendlindje, e  tjera.  Nga hulumtimi kanë dal edhe kërkesa të ndryshme drejtuar institucioneve të Kosovës që sipas të intervistuarve mund të ndikojnë në përmirësimin e imazhit të vendit.

 

Presidenti  i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili e bëri publik hulumtimin “Perceptimi i Diasporës – 2011” tha se, qëllimi i një analize të tillë, ka qenë nxjerrja e ideve që vijnë nga diaspora e që ato të ndihmojnë institucionet e shtetit, shoqërinë në përgjithësi, në zhvillimin e politikave karshi mërgimtarëve.

 

Ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, tha se, MeD i mbështetë hulumtimet e tilla me qëllim të krijimit të një pasqyre të përafërt për mënyrën e jetesës së mërgimtarëve tanë, perceptimin e tyre për shtetin amë, trajtimin e tyre institucional, vërejtjet dhe kërkesat e tyre.

 

“Konsiderojmë se hulumtime të tilla na ndihmojnë shumë në identifikimin e problemeve me të cilat ballafaqohet diaspora jonë në vendet ku jeton, e shohim se ku jemi ne si institucione shtetërore karshi nevojave të tyre dhe padyshim ato na nxisin që të avancojmë politikat tona ndaj diasporës”, tha Ministri Makolli.

 

Ai tha po ashtu se, kontributi i mërgimtarëve në të gjitha periudhat e formimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovë ka qenë esencial dhe kësisoj tash institucionet e Kosovës duhet të krijojnë politika të tilla që do të ishin të mira për mërgimtarët tanë, dhe siç tha ministri Makolli, Ministria e Diasporës tashmë ka filluar t’i lëvizë gjërat para në këtë drejtim.

 

Hajrizi citoi se UBT mendon çdo vit ta mas perceptimin, mendimin  dhe gjendjen e tyre aktuale të diasporës dhe foli për metodologjinë ku sipas tij hulumtimin është  zhvilluar gjatë sezonit së verës, janë shfrytëzuar pika kufitare, grupe dhe udhëtime të ndryshme, edhe përmes medieve sociale si  interneti,  por hulumtimi kryesisht është organizuar duke intervistuar  drejtpërsëdrejti individin.

Po ashtu punimet e konferencës u njekën  edhe nga profesorë universitar  të lemive të ndryshme.   Prof.  Dr.  Fetah Jagxhiu – Dekan i Fakultetit të Arkitekturës në UBT citoi  se diaspora para luftës financiarisht e ka përkrah  Universitetin e Prishtinës, Ushtin Çlirimtare të Kosovës dhe  ka lobura për pavarësinë dhe njohje të shtetit të Kosovës . Po ashtu edhe Prof. Dr. Skender Skenderi ,Dekani i Shkencave Kompjuterike në UBT ,  kërkoj  nga Ministria e Diasporës dhe nga universitetet  që të krijojn mekanizma që mërgimtarët tanë  ta ruajnë dhe të ndihën krenar për  gjuhën shqipe.