
UBT dhe CCHBC Kosova një model bashkëpunimi për zhvillimin e talenteve të rinj
07/08/2025Për vitin e dytë radhazi, UBT vazhdon partneritetin e suksesshëm me CCHBC Kosova, duke mundësuar realizimin e programit Summership, një mundësi e artë për studentët tanë që synojnë të fitojnë përvojë praktike në një mjedis profesional dhe dinamik.
Këtë vit, rreth 10 studentë nga UBT do të ndjekin një program të strukturuar praktik në departamentet e shitjes dhe marketingut, si dhe do të marrin pjesë në sesione edukative në fushat e logjistikës, CAS-it dhe People & Culture.
Gjatë ditës së parë, praktikantët u pritën nga Capability Lead në CCHBC Kosova dhe u njohën më afër me portofolin e produkteve dhe vlerat që përfaqëson kompania.
Në ditët në vijim, ata do të kalojnë kohën në terren duke u përfshirë në procese të ndryshme, si dhe duke eksploruar thellësisht funksionimin e kompanisë.
Ky bashkëpunim është një tjetër dëshmi e përkushtimit të UBT-së për të sjellë përvojë konkrete dhe të vlefshme për studentët tanë, duke i përgatitur ata për tregun e punës në mënyrën më profesionale.