UBT Cisco Networking Academy nderohet nga Cisco Networking Academy për 5 vite kontribut

13/02/2018

 

Kontributi i UBT-së në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë, tash e shumë vite po njihet edhe në rrafshin ndërkombëtar dhe i njëjti po vlerësohet lart edhe nga institucione e organizata ndërkombëtare.

 

Këtë vit, UBT Cisco Networking Academy i ka bërë pesë vite pjesëmarrjeje aktive dhe shërbim në programin c, program ndërkombëtar për ndërtimin e aftësive në IT dhe në ndërtim të karrierës.

 

Për kontributin e madh të dhënë përgjatë këtyre viteve, nga ky program, UBT Cisco Networking Academy ka pranuar një certifikatë që njihet si Certifikata e Njohjes së Shërbimit të Akademisë Cisco, për të cilën, sipas udhëheqësve, janë përkushtuar studentët, instruktorët dhe pjesëmarrësit e tjerë, për ta shndërruar këtë në program primar të arsimit për zhvillimin dhe ofrimin e zgjidhjeve të problemeve globale.

 

Nga shkollat e mesme, universitetet e deri tek organizatat e komunitetit, janë mbledhur më shumë se 9000 institucione nga 170 vende të botës, që e ofrojnë programin e Networking Academy dhe së bashku po ndërtohet fuqia punëtore e së ardhmes.

Që nga viti 1997, më shumë se 5.5 milionë njerëz nga e gjithë bota i janë bashkuar kësaj akademie, për t’u bërë pjesë e forcës për ndryshimin e ekonomisë globale.