UBT certifikohet për testin e gjuhës angleze “Skills for English”

30/03/2021

UBT është certifikuar për testin e gjuhës angleze në “Skills for English”, rezultatet e të cilit pranohen nga më shumë se 10 mijë universitete dhe institucione të tjera, në më shumë se 150 shtete, duke përfshirë këtu edhe Australinë, Kanadën, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe të gjithë Evropën dhe Azinë.

 

UBT është radhitur në mesin e 118 universiteteve nga e gjithë bota, që ofron një certifikim të tillë, i cili sigurohet nga Autoriteti Skocez i Kualifikimeve (SQA), që është një udhëheqës ndërkombëtar në zhvillimin e arsimit dhe kualifikimeve.

 

Ky certifikim mundëson matjen e njohurive të gjuhës angleze, për kandidatët të cilëve ju nevojitet, qoftë për punë, ashtu dhe atyre që dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin e tyre në vendet ku gjuha angleze kërkohet.

 

Certifikimi ofrohet për gjashtë nivelet e gjuhës sipas Kornizës Evropiane të Përbashkët për Gjuhët, në nivelet (A1, A2, B1, B2, C1, dhe C2), si dhe përfshinë shkathtësitë në të folur, shkruar, lexuar dhe dëgjuar.