UBT-CERT trajnon studentët në ofensivën e sigurisë kibernetike me fokus në sistemet linux

09/12/2025

Divizioni UBT-CERT realizoi një trajnim të specializuar për studentët e nivelit Bachelor, me tematikë në ofensivën e sigurisë kibernetike. Trajnimi, i titulluar “Attacking Linux Systems”, përfshiu pjesën teorike dhe praktike, duke u bazuar në një cybersecurity drill të simuluar brenda laboratorëve virtualë të sigurise kibernetike të UBT-së.

Gjatë këtij trajnimi, studentët u njohën me tema kyçe si Linux kernel workflow, GNU Project, dhe operacionet ofensive ndaj sistemeve Linux, duke fituar një kuptim më të thellë mbi arkitekturën dhe përdorimin e sistemeve Linux.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të zbatojnë në praktikë njohuritë e fituara përmes një simulimi real të sigurisë, ku secili student përdori një laborator virtual për fazën e cybersecurity drill, duke aplikuar direkt konceptet e trajnuara.

Ky aktivitet është një tjetër shembull i angazhimit të UBT-së për të siguruar edukim praktik dhe të avancuar në fushën e sigurisë kibernetike, falë Laboratorit të Sigurisë Kibernetike të UBT-së, i cili ka mbi 400 laboratore virtuale që mbulojnë të gjitha shtyllat kryesore të sigurisë kibernetike në nivel praktik.

Ky trajnim jo vetëm që rrit aftësitë teknike të studentëve, por i përgatit ata edhe për sfidat reale profesionale në fushën e sigurisë kibernetike dhe teknologjisë informative.