UBT bashkëpunon me Universitetin Pardubice

11/10/2011

UBT bashkëpunon me Universitetin Pardubice

 

Prishtinë, 11 tetor 2011-  Presidenti i UBT,  Prof. Dr. Edmond Hajrizi gjatë qëndrimit të tij në Pragë të Republikës së Çekisë zhvilloi një varg takimesh me rëndësi, ku njëkohësisht u takua  me krerët më të lartë të Universiteteve të vendit në fjalë.  

Gjithashtu Presidenti i UBT së,  z. Hajrizi  u takua edhe me prorektorin e Universitetit  Pradubice, Prof. Dr.  Karel Rydl.

Më konkretisht dy krerët  e dyja institucioneve biseduan për të gjitha mundësit e bashkëpunimit në një të ardhme  të afërt në të gjithë nivelet e studimit si mastar dhe atë të doktoratës  dhe  për projektet e përbashkëta në atë evropian dhe regjional,  shkëmbimin e literaturës më të avancuar, dhe për çështje tjera akademike të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet.

Përveç takimi të ngrohtë miqësore vizituan  edhe Qendrën Teknologjike  të qytetit të Pardubicës.
Presidenti i UBT-së z. Hajrizi,  u ndan i kënaqur me  të arriturat e Universitetit dhe të Qendrës  në fjalë.