UBT bashkëpunon me UNICEF-in

19/08/2011

Prishtinë, 19 gusht 2011 –  UBT,  nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me  Zyrën e UNICEF-it  në  Kosovë.  Marrëveshja në fjalë u nënshkruar dhe palët mysafire u pritën  në kabinetit  Presidentit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi në UBT.

 

Më konkretisht marrëveshja parasheh  për të forcuar dhe aftësuar kapacitetet e rinisë së Kosovës për zhvillimin e zgjidhjeve të  problematikave dhe aftësimin e të rinjve për të iniciuar në biznese aktuale të nevojshme lokale për një të ardhme më të mirë dhe të sigurt  në të gjitha fushat e jetës. 

 

“Shumica e të rinjve të Kosovës janë ballafaquar me sfidat  nga më të ndryshmet,  dhe ne si institucion e kemi parasysh që  sot na rrethon bota e teknologjisë më moderne dhe me mjet më të avancuara dhe  për këtë ne si prioriteti kemi që të angazhohen të rinjtë dhe tu lejojnë atyre  të shprehin talentin dhe  krijimtarinë e tyre  në mënyrë sa më konstruktive”,  tha zëvendësshefi i UNICEF-it , me zyre në Kosovë , Luciani Calestini.

 

z. Calestini tha se ne kemi filluar  bashkëpunimin  me UBT-në, institucion privat  në Kosovë, dhe ne jemi të kënaqur me organizimin dhe punën që  bëhet në këtë institucion si në zhvillimin e kërkimeve shkencore, me stafin akademik ,  me studentët aktual dhe vazhdimisht në rritjen e tyre ndaj dhe ky numër i  studentëve të institucionit do të jetë në gjendje të fitojnë përvoja praktike dhe të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve në emër të një numri të institucioneve të Kosovës.

 

Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi i falënderoi mysafirët për kontributin e madh që Zyra e UNICEF-it  e  ka dhënë për shëndetin e nënave, fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë dhe në parim mbështeti  idenë  për bashkëpunim që u nënshkrua nga dyja palët.

 

Bashkëpunimi institucional do të administrohet bashkërisht nga dyja institucionet si Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe UBT në Prishtinë dhe  me partnerët e tjerr të biznesit.