U publikua libri shkencorë “Sistemi ndërkombëtar i njësive”

23/05/2012

 

Prishtinë,  23 maj 2012-    Doli nga shtypi libri shkencorë  “SISTEMI NDËRKOMBËTR  I  NJËSIVE”,   të autorit  Prof.  Dr.  Sc. Skender Skenderi  dhe  Prof. Besnik Skenderi, botuar nga UBT.   Recensentët e librit në fjalë janë: Dr. Sc. Rashit Maliqi, prof, ordinar, Dr. Sc.  Sylë Tahirsyla, prof , ordinar, si dhe Mr.sc. Qerim Hamiti, prof.  

 

Më konkretisht ky libër i ofron lexuesit informacione burimore dhe të rëndësishme për tërë procesion e zhvillimit të sistemit ndërkombëtar  të njësive prej fillimit e deri tek zhvillimet e fundit. 

 

Lidhur me këtë, botuesi i këtij  libri më saktësisht Presidenti i UBT-së,  Prof. Dr. Edmond Hajrizi tha se duke qenë që nga fillimi i angazhuar për të ndjekur zhvillimet  e këtij sektori, shpresojmë që autori edhe në të ardhmen , si edhe deri më tani, do të vazhdoj të japë kontributin e tij duke dokumentuar dhe duke na dhënë edhe botime tjera nga kjo fushë. 

 

Autori , Skender Skenderi,  është doktor i shkencave të fizikës, dhe ka një numër të madh të hulumtimeve dhe publikimeve shkencore,  deri më sot ka publikuar 6 tekste për shkolla fillore,  28 tekste për shkolla të mesme dhe  27 tekste universitare,  47 nga lamija e informatikës, 4 të ndryshme , gjithsej ka botuar 112  tekste shkencore. Po ashtu që të dy autorët e librit në fjalë janë  profesor të rregullt në UBT. 

 

Promovimi i librit do të organizohet së shpejt në dhe nga UBT,  Prishtinë.