U promovua libëri shkencorë “SISTEMI NDËRKOMBËTR I NJËSIVE- SI”

05/06/2012

 

 Prishtinë,  5 qershor 2012- Sot në hollin e UBT, u organizua  promovimi i librit  SISTEMI  NDËRKOMBËTR  I  NJËSIVE- SI”,   të autorit   Prof.  Dr.  Sc. Skender Skenderi  dhe  Prof. Besnik Skenderi.

 


Përveç botuesit  më saktësisht Presidentit  të  UBT-së,  Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Dekanit të Fakultetit të Mekatronikës Dr. Muzafer Shala,    fjalë  rasti  mbajtën  edhe recensentët  e  librit  si  Dr.  Sc.  Rashit Maliqi,  prof, ordinar, Prof. Dr. Sc.  Sylë Tahirsyla,  si dhe  përfaqësuesja e Qeverisë së Republikës së Kosovës,  Teuta Ceku Luboteni, Këshilltare për Meteorologji në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

 


 “Më konkretisht ky libër i ofron lexuesit si nxënësve të shkollës fillore ashtu edhe shkencëtarëve informacione burimore dhe të rëndësishme për tërë procesion e zhvillimit të sistemit ndërkombëtar  të njësive prej fillimit e deri tek zhvillimet e fundit”, tha Presidenti i UBT-së,  Prof. Dr. Edmond Hajrizi,  njëherit edhe botuesi i këtij  libri dhe shtoi se duke qenë që nga fillimi i angazhuar për të ndjekur zhvillimet  e këtij sektori, shpresojmë që autori edhe në të ardhmen , si edhe deri më tani, do të vazhdoj të japë kontributin e tij duke dokumentuar dhe duke na dhënë edhe botime tjera nga kjo fushë, citoi Dr. Hajrizi. 

 


Kurse,  Dr.  Sc.  Rashit Maliqi,  recensentë i librit SISTEMI  NDËRKOMBËTR  I  NJËSIVE- SI”, tha se Profesor Skender Skenderi është një ndër fizikanët e parë që ka filluar punën si mësimdhënës të mbaj mësim në gjuhën shqipe në fakultet, është profesori i parë i cili filloi përpilimin e teksteve nga lëmia e fizikës në gjuhën shqipe dhe është kujdesur që studentëve tu krijoj kushte për mësim dhe që vlen ta citojmë se profesor Skenderi është autori më kontributdhënës  për përpilimin e librave të fizikës në gjuhën shqipe në të gjitha niveleve e arsimit në vendin tonë.  Z. Maliqi tha se teksti në fjalë është shkruar më një stil të lehtë dhe të afërt për lexuesin. Më tutje foli edhe për veprimtarinë kombëtare të profesorit Skenderi.

 


Kurse prof. Dr. Sylë Tahirësyla tha se “ Është mjaft i avancuar, i një niveli mjaftë të lart serioziteti shkencor dhe përfshin më të rejat shkencore nga lëmija e meteorologjisë që e dallon nga tekstet simotra dhe i preferohet të shfrytëzojnë të gjithë lexuesit e shkencave natyrore , teknike dhe teknologjike”. 

 


“Matja është një ndër veprimet më të hershme intelektuale të njeriut, përmes së cilës ai ka arritur të njeh botën për rreth vetës, të përshtatet asaj e të shfrytëzon atë për nevojat e veta”, tha përfaqësuesja të Qeverisë së Republikës së Kosovës,  Teuta Ceku Luboteni, Këshilltare për Meteorologji në Ministrinë e Tregëtisë dhe Industrisë, duke shtuar se Ju si njohës i mirë i Sistemit Ndërkombëtar SI dhe si njëri për nismëtarëve të meteorologjisë, më promovimin e këtij libri keni ofruar informata të duhura për përdorimin e njësive të duhura në marrje të duhura.


 

Kurse dr. Muzafer Shala , Dekan në Fakultetin e Mekatronikës,  citoi  se ne çdo ditë gjatë jetës sonë te përditshme i përdorim njësit matës, gjeja e parë kur të zgjohemi nga gjumi në mëngjes sytë tanë shkojnë te ora e cila na e tregon kohën e që ne na mundësonit organizojmë punët tona ditore, nëse kemi për të shkuar ndokund për punë ne atëherë duhet ta dimë distancën e vendit të punës e cila i takon madhësisë fizike bazë  e qe quhet gjatësia, dhe duke i kombinuar këto dy madhësi bazë fizike kohën dhe gjatësin e te cilat kanë njësinë SI koherente, ne mundemi me e llogarite se ne çfarë kohe mundemi me qenë ne vendin e punës. Prandaj gjate ditës ne i përdorim njësite nga sistemi SI e qe ne mënyrë perfektë autori na i ka sjelle ne librin Sistemi Ndërkombëtare i njësive SI, tha  z. Shala. 

 

“Mua me duhet te ndalem pak edhe te krijimi i një ambienti pozitiv të punës dhe të mësimit e që është njëra prej pesë synimeve strategjike që i ka UBT i udhëhequr nga Prof. Dr. Edmond Hajrizi. Kjo ndërlidhet me hapësirën të cilën UBT-ja u ofron edhe kuadrove më të hershme qe i kane udhëheq proceset në Kosovë më saktësisht keni qenë pedagog tanë, mirëpo edhe ne kuadrove te reja qe kemi vazhduar studimet ne Universitet e Evropës perëndimore dhe Universitet Amerikane”, përfudoi dr. Muzafer Shala.

 

 


“Në pranverën e  vitit 1924 Hamit Zasella  Skenderi kishte rrugëtuar për në Tiranë, me mjete të veta, për çka kishte sakrifikuar edhe pasurinë familjare, duke shitur 15 krerë kafshë shtëpiak, për të blerë abetare dhe libra tjera shqipe për ti prurë e më pastaj shpërndarë ato nëpër komunën e Mitrovicës e më gjerë”, tha profesor, Skender Skënderi  më saktësisht njëri ndër autorët  i libri SISTEMI  NDËRKOMBËTR  I  NJËSIVE- SI”. Profesori foli edhe më tutje për vijën patriotikë të prindërve dhe familjarëve  të vetë, i cili ka kontribuar në vijën e mosshpërguljes e shqiptarëve nga Kosova për në Turqi, i cili në atë kohë kishte arritë që 24 familje nga Vushtrria ti ndaloj që mos të shkojnë në Turqi, në bashkëpunim me disa përfaqësuese të Qeverisë së ish-  Mbretit Ahmet Zogu. 


 

Profesori përshëndeti përzemërsisht botuesin e librit, Prof. Dr. Edmond Hajrizin,  si dhe  mysafirët,  dhe paralajmëroj se së shpejti do ta boton edhe një libër për  deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

 

Në emër të studentëve të UBT-së dhe studentëve të Republikës së Kosovës, profesorin Skender Skenderi e përshëndeti kryetarja e Organizatës së Studentëve të UBT-së , Saranda Musliu.

 

Autori , Skender Skenderi,  është doktor i shkencave të fizikës, dhe ka një numër të madh të hulumtimeve dhe publikimeve shkencore,  deri më sot ka publikuar 6 tekste për shkolla fillore,  28 tekste për shkolla të mesme dhe  27 tekste universitare,  47 nga lamija e informatikës, 4 të ndryshme , gjithsej ka botuar 112  tekste shkencore. Po ashtu që të dy autorët e librit në fjalë janë  profesor të rregullt në UBT.