U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes UBT-së dhe Universitetit Gjeorghe Cristea

26/09/2011

Prishtinë, 25 shtator 2011-   Me qëllim  të zhvillimit të bashkëpunimit akademik  dhe në pajtim me qëllimet dhe interesat e përbashkëta, UBT nënshkroi  marrëveshje  bashkëpunimi me  Universitetin  Gjeorghe  Cristea  në   Bukuresht  të  Rumanisë. 

 

Kjo marrëveshje  e dëshmon qëllimin e të dy institucioneve që të fillojnë dhe zhvillojnë bashkëpunim  të ndërsjellë në procesin e edukimit dhe punën kërkimore-shkencore.

Po ashtu marrëveshja parasheh se  dy institucioneve do të marrin pjesë në programet arsimore dhe shkencore,  do të angazhohen të realizojnë projekte kërkimore-shkencore me interes të përbashkët, konferenca shkencore, simpoziume, seminare, punëtori shkencore dhe profesionale.

 

Po ashtu, do të shkëmbejnë libra, revista, publikime, botime bibliografike, literaturë shkencore dhe metoda shkencore me interes të përbashkët, si dhe të shkëmbejnë plane dhe programe mësimore për të gjitha ciklet e studimeve.