U hap ekspozita tradicionale UBT 2012

13/06/2012

 

Prishtinë,  13 qershor 2012-  Në lokalet e UBT në Prishtinë u hap Ekspozita tradicionale UBT 2012, në të cilën janë ekspozuar punimet e studentëve të Departamentit të Arkitekturës të UBT-së.

 

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishin studentë dhe profesorë vendorë e ndërkombëtarë, prindër,  përfaqësues të institucioneve të vendit, përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve të tjera partnere të UBT-së, etj. 

 

 

Ekspozita u shpall e hapur nga Drejtori  për Çështje Akademike në UBT, Dr. Binak Beqaj dhe Kryetari i këshillit organizativ, Prof. Fatmir Krypa.

 

 

“Ekspozita në UBT është bërë tradicionale në çdo vit në muajin qershor të kemi të paraqitura punimet e studentëve tanë. Ky është një grumbullim  i punës dhe përvojave të palodhshme të studentëve dhe të profesorëve që nënkupton shkëmbimin e përvojave dhe njohurive për një temë të caktuar, dhe kjo që po shihet është puna njëvjeçare që është bërë nga studentët në bashkëpunim me profesorët e tyre”, tha Dr. Binak Beqaj.

 

 

 

“Arkitektët janë transparent dhe nuk kanë mundësi që diplomën e tyre   ta fusin në sirtarë, diploma e një arkitekti ka vlerë dhe shihet  nga lagësia, nga aeroplani,   si ndërtesat e banimit dhe objektet tjera të shumta që na rrethojnë”, tha Prof. Krypa.

 

Prof. Krypa,  ju drejtua studentëve duke ju thënë se,   në bazë të kësaj ekspozite shihet se,  puna e  juaj  është  një garanci dhe tregon se jeni në rrugën e suksesit, dhe ju si krijues të rinj do të na përfaqësoni pandalshëm, jo vetëm në nivel lokal por edhe atë ndërkombëtar. 

 

 

 

I pranishëm në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishte edhe Udhëheqësi i Zyrës për Aftësim dhe Arsim Privat në MASHT, Osman Shahini, i cili ceki se  në Fakultetin Arkitekturës në UBT ka qasje serioze studimore, dhe pas përfundimit të studimeve,  këta studentë do të marrin përgjegjësi për të qenë pjesë e ndërtimeve të shumta.

 

 

”Përgjithësisht kësi lloj ekspozita kemi të pakta nëpër institucione publike, kurse në institucione private studentët kanë mundësi më të shumta të shprehin  talentin e tyre  dhe të komunikoj me  publikun, dhe ju apeloj që një metodë të tillë të të shprehurit ta ndjekin të gjitha institucione tjera studimore ”, tha z. Shahini.

 

 

Art Gashi, student i Fakultetit të Arkitekturës dhe i cili ka paraqitur një var  punimesh personale, ndihet i privilegjuar meqë u ka dhënë mundësia të prezantojnë punën  e vet para një audience profesional.  

 

 

Ekspozitë do të qëndroj e hapur deri në fillim të muajit shtator 2012, në UBT,  Prishtinë.