Transferoni studimet master në UBT, ndërtoni karrierë të suksesshme

24/10/2019

Marrja e diplomës që mbanë vulën e UBT-së është qëllim i rëndësishëm dhe synim i shumë studentëve nga vendi dhe rajoni, ku qindra prej tyre tashmë janë në proces të transferimit të studimeve të nivelit master në institucionin e vlerësuar me 5 yje të ekselencës nga Organizata e njohur për Menaxhimin e Cilësisë (EFQM).

 

Ata vijnë nga institucione të ndryshme të arsimit të lartë, publik dhe privat, dhe po bëhen pjesë e UBT-së sepse dëshirojnë të kenë perspektivë në karrierën e tyre profesionale.

 

Përveç marrjes së një diplome të njohur ndërkombëtarisht, studentët e UBT-së kanë mundësi të shumta për punësim si në tregun vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtarë, njëherësh mund të vazhdojnë studimet në universitetet më me renome botërore sepse institucioni ka marrëveshje bashkëpunimi me mbi 400 partnerë nga mbarë bota.

 

Gjithashtu, UBT ofron mundësi edhe për punë praktike, si dhe mundësi për orientim në karrierë.

 

Të gjithë studentët që planifikojnë të bëhen pjesë e UBT-së, duhet fillimisht të plotësojnë formularin e aplikimit, me kusht që të kenë të përfunduar së paku një provim prej aty ku vijnë.

 

Aplikimi bëhet në zyrën e administratës së UBT-së, ndërkaq të interesuarit për transferim nuk e kanë të nevojshme të marrin leje nga institucionet prej nga vijnë.