Transfero studimet në UBT, studio në institucionin që përmbush ambiciet dhe qëllimet profesionale

09/01/2020

Studentët për arsye të ndryshme mund të kenë nevojë të transferojnë studimet e tyre, ngaqë konsiderojnë që nuk kanë bërë zgjedhje ideale, apo edhe ëndërrojnë perspektivë të re studentore.

 

Cilësia në studime dhe profesionalizmi në procesin akademik, ka tërhequr qindra të rinj kosovarë të transferojnë studimet në UBT, nga të gjitha universitetet dhe kolegjet private.

Të rinjtë vendosin të bëhen pjesë e UBT-së, sepse vlerësojnë që është vendi ku rinia ka prosperitet dhe të ardhme të sigurt.

 

UBT për vite të tëra ka ndërtuar kapacitete intelektuale dhe infrastrukturore në atë formë që të jetë sa më afër studentëve dhe komunitetit, por njëkohësisht, u ka mundësuar të rinjve ngritje akademike dhe profesionale.

 

Sikur asnjë institucion tjetër në Kosovë, UBT u ofron studentëve praktikat më të mira të të mësuarit, sjell inovacionet e fundit dhe zhvillon mësimin tashmë përmes realitetit virtual.

Përveç stafit vendor e ndërkombëtar, institucioni numëron rreth 500 universitete partnere nga mbarë bota, që u jep automatikisht mundësi për vazhdim të studimeve edhe jashtë vendit.

 

Studentët të cilët dëshirojnë të transferohen në UBT, ose kanë ndonjë pyetje në lidhje me procesin e transferimit, duhet të paraqite në zyrën e administratës në UBT, ndërkaq të interesuarit për transferim nuk e kanë të nevojshme të marrin leje nga institucionet prej nga vijnë.

 

Për tu transferuar në UBT, duhet fillimisht të plotësojnë formularin e aplikimit, me kusht që të kenë të përfunduar së paku një provim prej aty ku vijnë. Dokumentet e nevojshme për transferimin e studimeve janë: certifikatën e lindjes dhe transkripta e notave me numrin e kredive ECTS.