Transfero studimet në programin Teknik Dentar në UBT

14/02/2023

Programi Teknik Dentar në UBT synon të ofrojë një qasje të përshtatshme për studimin e tendencave (trendeve) dhe zhvillimeve të ardhshme në profesionin e teknikut dentar, transferojë njohuri, dhe sigurojë mësimdhënie cilësore në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Fusha e studimit bazohet në punë zhvillimore dhe hulumtuese duke reflektuar tendencat aktuale në profesion, përfshirë ndryshimet në shëndetin e dhëmbëve të popullsisë, funksionimin dhe përparësitë e sistemit.

Qëllimi i programit është të përgatisë studentë të marrin përgjegjësi si profesionistë dhe teknikë dentar kompetent në ofrimin e shërbimeve teknike dentare, dhe të zhvillojë individë me njohuri dhe aftësi shkencore, teknike, inovative dhe të sofistikuara për punët laboratorike dentare.

Programi i jep studentit njohuri të nevojshme si në aspektin teorik ashtu edhe atë laboratorik të pajisjeve dentare, në përputhje me zhvillimin e përgjithshëm të shkencës dhe teknologjisë dentare, si dhe kërkesat për shërbime dentare në popullatën e përgjithshme.