Transfero studimet në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT

bool(false) 18/01/2022

Transfero studimet në institucionin më cilësor në vend dhe rajon – UBT, në programin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, program ky unik falë gërshetimit të menaxhimit, biznesit dhe ekonomisë.

 

Fitim Gërbeshi është një prej studentëve që ka transferuar studimet në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

 

Ai iu bashkua UBT-së, duke parë seriozitetin dhe profesionalizmin e institucionit, kushtet moderne, si dhe kurrikulën unike të programit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT.

 

Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, ofron infrastrukturën më moderne dhe laboratorët më të sofistikuar të teknologjisë informative, që me gërshetimin unik që të programit, mundëson formimin e ekspertëve të kompletuar nga fusha e ekonomisë, bankave, kontabilitetit dhe marketingut.