Të shtunën do të fillojë punimet Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së

23/10/2019

UBT ka kryer të gjitha përgatitjet për organizmin e Konferencës Ndërkombëtare më të madhe për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, që do të fillojë punimet këtë të shtunë, më 26 tetor, me fillim nga ora 09:00, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

 

Edicioni i sivjetmë i kësaj konference do të mbledhë 730 hulumtues shkencorë, 466 punime në 21 fusha të ndryshme të studimit shkencor.

 

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së do të shtrijë aktivitetin në 21 fusha të ndryshme, që do të mbahen njëkohësisht, përfshirë:

 

Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri e Komunikimit;

Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi;

Mekatronikë, Inxhinieri e Sistemeve dhe Robotikë;

Inxhinieri e Energjisë Efiçiente;

Sisteme të Informacionit dhe Siguri;

Arkitekturë – Planifikim Hapësinor;

Inxhinieri Ndërtimore, Infrastrukturë dhe Ambient;

Juridik;

Shkenca Politike;

Gazetari, Media dhe Komunikim;

Shkenca të Ushqimit dhe Teknologji;

Shkenca farmaceutike dhe Natyrore;

Dizajn;

Psikologji;

Edukim dhe Zhvillim;

Modë;

Muzikë;

Art dhe Media Digjitale;

Stomatologji;

Mjekësi e Aplikuar.

 

 

Për më shumë detaje, klikoni në: https://conferences.ubt-uni.net, teksa pyetjet tuaja shtesë mund t’i dërgoni në: [email protected].