Të premten fillon punimet Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së

28/10/2020

UBT ka përfunduar të gjitha përgatitjet për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, që do të fillojë punimet këtë të premte, më 30 tetor, me fillim nga ora 16:00, që këtë vit shkaku i pandemisë COVID-19, do të mbahet online.

 

Këtë vit, është edicioni i 9-të që UBT organizon këtë konferencë, e cila do të mbledhë rreth 900 hulumtues shkencorë, e 550 punime në 24 fusha të ndryshme të studimit shkencor.

 

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së do të shtrijë aktivitetin në 24 fusha të ndryshme, që do të mbahen njëkohësisht, përfshirë:

 

  • Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri e Komunikimit;
  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi;
  • Mekatronikë, Inxhinieri e Sistemeve dhe Robotikë;
  • Inxhinieri e Energjisë Efiçiente;
  • Sisteme të Informacionit dhe Siguri;
  • Arkitekturë – Planifikim Hapësinor;
  • Inxhinieri Ndërtimore, Infrastrukturë dhe Ambient;
  • Juridik;
  • Shkenca Politike;
  • Gazetari, Media dhe Komunikim;
  • Shkenca të Ushqimit dhe Teknologji;
  • Shkenca Farmaceutike dhe Natyrore;
  • Dizajn;
  • Psikologji;
  • Edukim dhe Zhvillim;
  • Modë;
  • Muzikë;
  • Art dhe Media Digjitale;
  • Stomatologji;
  • Mjekësi e Aplikuar.

Për më shumë detaje rreth konferencës, klikoni në https://conferences.ubt-uni.net.