Studioni Politika Publike dhe Menaxhim

15/10/2020

Keni vendosur të bëheni ekspertë për Politika Publike dhe Menaxhim, si dhe synoni të punoni në sektorin publik, privat dhe jo-qeveritar⁉️

UBT e ofron programin master Politika Publike dhe Menaxhim, program që adreson procesin e hartimit të politikave publike, si dhe çështjeve që kanë të bëjnë me menaxhimin e shërbimeve publike.🏢

Në mënyrë të veçantë, programi ndërthurë analizën e politikave publike, menaxhimin e financave publike, teknologjinë e informacionit, zhvillimin e lidershipit, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe analizimin e të dhënave.🧑‍💼

Ky fakultet ofron një planprogram të bazuar në aftësi, për shkak të fuqisë punëtore në zhvillim, prandaj studentët tanë përgatiten dhe diplomohen me një set aftësish udhëheqëse dhe menaxhuese.🧑‍🎓

Partnerët ndërkombëtar: PoSIG, University of Warsw, Poloni.🌐