Studioni master në Menaxhim të Patundshmërive, përfito diplomë të dyfishtë e të njohur ndërkombëtarisht

11/10/2019

 

Menaxhimi i patundshmërive është sektor domethënës për ekonominë e Kosovës, e që për këtë industri, vendi më shumë se kurrë ka nevojë për specialistë të kësaj fushe.

 

ESLG, tashmë pjesë e UBT-së, ofron programin master të studimit Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturë, që fokusohet në strategjitë e pasurive të patundshme, aftëson studentët në menaxhimin e pronave apo edhe shitjen e tyre dhe ndihmon profesionalisht ata në projektimin dhe dizajnimin e ndërtesave efiçiente.

 

Zhvilloni karrierën tuaj dhe përfito njohuri nga profesorë vendor dhe ndërkombëtarë në menaxhimin e pasurive dhe pronave tregtare, banesore apo industriale, merr diplomë të dyfishtë nga ESLG dhe institucioni prestigjioz slloven “New University”.