Studio në UBT, shndërrohu në ekspert të Sistemeve të Informacionit

24/09/2020

Fakulteti Sistemet e Informacionit në UBT, mbledh studentë të shumtë nga vendi dhe rajoni, të rinj që synojnë të përfitojnë njohuri dhe aftësi për të vlerësuar e menaxhuar në mënyrë efektive rreziqet e sigurisë së informacionit.

 

Duke zgjedhur këtë profesion, në UBT mund të filloni rrugëtimin akademik në përputhje me qëllimet dhe nevojat tuaja, teksa me sukses do të formoni karrierën e ëndërruar profesionale.

 

Sistemet e Informacionit është fakultet që e ofron UBT, program që përputhet me udhëzimet e Shoqatës së Sistemeve të Informacionit (AIS) për programet universitare, në kuadër të së cilit studentët përfitojnë praktikat më të mira të sistemeve moderne të informacionit dhe shërbimeve në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.

 

Bëhuni ndryshimi për të cilin ka nevoja Kosova, studioni në UBT, shndërrohuni në ekspertë dhe zhvilloni ekspertiza profesionale lidhur me komercializimin e shërbimeve të sistemeve të informacionit.