Studio në UBT, në programin unik Menaxhim i Mekatronikës

04/09/2020

Nëse dëshironi të keni mundësi më të mëdha në tregun e punës, jo vetëm në Kosovë por në të gjithë botën, dhe nëse dëshironi një karrierë të pasur në fushën e mekatronikës, zgjedhni UBT.

 

UBT ka zhvilluar programin Menaxhim i Mekatronikës, që ofron një qasje ndryshe, dhe të balancuar, duke kombinuar sistemet mekatronike më bashkëkohore me ekonominë, menaxhimin, psikologjinë dhe sjelljen organizative, në mënyrë që të diplomuarit të përgatiten sa më mirë për tregun e punës.

 

UBT posedon laboratorin e Mekatronikës, që është hapësira më e madhe për hulumtime shkencore empirike si dhe kërkime industriale të aplikuara në inxhinieri mekanike.

 

Fakulteti Menaxhim i Mekatronikës, përmes UBT-së, ofron 12 specializime në të dy nivelet e studimit, Bachelor dhe Master, duke siguruar të gjithë studentët se diploma e UBT-së ka vlerë të barabartë dhe të pranuar në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

 

Specializimet që programi i Mekatronikës ofron në nivelin Bachelor janë:

  • Menaxhimi i mekatronikës
  • Automatizimi industrial dhe procesi i kontrollit
  • Dizajnimi i produkteve industriale
  • Sistemet inteligjente dhe robotikë
  • Inxhinieria biomjekësore
  • Inxhinieria elektrike dhe elektronike
  • Inxhinieria mekanike dhe e materialeve
  • Inxhinieria e telekomunikacionit
  • Inxhinieria e hapësirës ajrore

 

Specializimet që programi Menaxhim i Mekatronikës ofron në nivelin Master janë:

  • Menaxhimi i mekatronikës
  • Dizajni i produkteve industriale
  • Inxhinieria dhe teknologjia e procesit të prodhimit

Më shumë informacione për drejtimin klikoni në linkun: http://study.ubt-uni.net/mm/

Apliko TANI: https://apliko.ubt-uni.net/