Studio në UBT, aftësohu profesionalisht për Muzikë Moderne, Produksion dhe Menaxhmet

25/09/2020

Programi Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment në UBT, është një nga fakultetet më të mëdha në rajon, qendër tashmë e njohur e kërkimit në të gjitha aspektet e muzikës dhe një mjedis akademik për punë dhe studim.

 

Fakulteti është i përkushtuar për të stimuluar grupet e studentëve, duke përfituar profesionalisht nga ekspertët e fushës së muzikës, atyre u ofrohet qasje edhe në bibliotekën me mijëra tituj të librave fizik dhe elektronik, punë praktike në studiot që posedon institucioni, si dhe pjesëmarrje në aktivitete vendore dhe ndërkombëtare të këtij lloji.

 

Fakulteti posedon infrastrukturë të përshtatshme, duke përfshirë edhe teknologjinë më të sofistikuar të kohës dhe literaturën më bashkëkohore të cilën e konsideron thelbësore për studimin e specializimeve.

 

Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment është program studimi që bazohet në disiplina apo specializime akademike si: kompozim/këngshkrues, performancë vokale, performancë në instrument, audio produksion dhe menaxhment muzikor.