Studio në programin Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT

16/08/2022

Programi Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, është një nga programet më të kërkuara nga të rinjtë në Kosovë dhe rajon, për shkak mundësive të shumta që i ofron për t’u profesionalizuar në fushat e teknologjisë ushqimore, bioteknologjisë, si dhe cilësisë dhe sigurisë ushqimore.

Përmes gërshetimit të mësimit teorik me atë praktik, të bazuar në standardet më të mira evropiane dhe amerikane, nga një staf akademikësh i përbërë nga ekspertë dhe profesionistë të fushës, si dhe me një infrastrukturë të pajisur me teknologjitë më të fundit, programi Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, synon nxjerrjen e kuadrove të reja, të cilët do të jenë të pakonkurrueshëm në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

Nga programet e tjera, programin Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, e dallon bashkëpunimi i ngushtë me shumë organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, veçanërisht me operatorët ekonomikë në fushën e kontrollit të cilësisë, prodhimit dhe përpunimit të ushqimeve, si dhe mundësia e punës praktike në laboratorët e kompletuar me të gjitha pajisjet e nevojshme për përgatitje, analizë dhe testim të produkteve ushqimore.

Studentët në përfundim të studimeve do të jenë në gjendje të kuptojnë dhe zotërojnë njohuri bazë mbi lëndët e para, gjysmëproduktet, produktet finale, menaxhimin dhe marketingun e ushqimeve dhe lëndët nga fusha e të ushqyerit, si dhe do të jenë të përgatitur për procesin e përpunimit dhe prodhimit bimor dhe shtazor, menaxhimin dhe të ushqyerit, kontrollojnë dhe zbatojnë standardet dhe rregulloret në fuqi.