Studio në programin master Shkenca dhe Teknologjia e Ushqimit në UBT

bool(false) 06/10/2022

Programi Shkenca dhe Teknologjia e Ushqimit në nivelin master në UBT, është një program i projektuar në mënyrën për t’iu ofruar studentëve kurrikulë të veçantë të bazuar në modelet më të mira evropiane dhe amerikane, si dhe një infrastrukturë moderne të pajisur me teknologjitë më të fundit.

 

Shkenca dhe Teknologjia e Ushqimit bën lidhjen e parimeve shkencore me aplikimet e tyre praktike në industrinë ushqimore, dhe mbi të gjitha, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së ushqimit.

 

Qëllimi i këtij programi është që nëpërmjet një edukimi të mirë planifikuar dhe aplikimit praktik e shkencor, t’u ofrojë studentëve përvojat më bashkëkohore në fushën e shkencës dhe teknologjisë së ushqimit, si dhe pajisja e studentëve me dije përkitazi me të arriturat e fundit nga fusha e shkencës dhe teknologjisë së ushqimit, me fokus të veçantë fuqizimin e komponentës praktike dhe kërkimore gjatë kohës së studimeve.

 

Studentët e programit Shkenca dhe Teknologjia e Ushqimit kanë mundësi për të kryer punën praktike në laboratorët e kompletuar me të gjitha pajisjet e nevojshme për përgatitje, analizë dhe testim të produkteve ushqimore, duke përfituar dhe përforcuar njohuritë e tyre rreth shkencave të ushqimit dhe teknologjisë.

 

Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!