Studio në programin Gjuhë Angleze në UBT

bool(false) 05/08/2022

Gjuha angleze tashmë është bërë gjuha më e përhapur në botë dhe shumë e nevojshme për të qenë sa më të qasshëm në tregun e punës, në organizata vendore dhe të huaja, kompani dhe institucione të ndryshme.

 

Programi Gjuhë Angleze në UBT, u mundëson studentëve të përgatiten profesionalisht dhe të marrin njohuritë e nevojshme nga ekspertë më të mirë të gjuhës, teksa me një infrastrukturë moderne të pajisur me teknologjitë më të fundit, iu ofron mundësi të praktikojnë dhe demonstrojnë njohuritë e balancuara teorike dhe praktike të gjuhës angleze.

 

Studentët e këtij programi do të kenë mundësi të kuptojnë dhe të marrin njohuritë e nevojshme rreth letërsisë amerikane dhe angleze në kuptimin e periudhave, zhanreve, dhe autorëve kryesor, të analizojnë elementet gjuhësore dhe letrare si metaforën, stilin dhe simbolin, të demonstrojnë aftësi komunikuese në situata të ndryshme përmes bashkëveprimit me bashkëmoshatarët e tyre, si dhe të identifikojnë faktorët kryesorë shoqërorë, politikë dhe ekonomikë që formojnë gjuhën.

 

Njashtu, ata do të përgatiten dhe do të përforcojnë njohuritë që në të ardhmen të jenë të gatshëm të kuptojnë dhe zbatojnë teknika dhe metoda të ndryshme të përkthimit (nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas), të zbatojnë aftësi kryesore të përkthimit, bazuar në rregulla teorike, duke pasuruar leksikun terminologjik në tekste të fushave të ndryshme, të shkruajnë tekste duke shmangur gabimet që mund të burojnë nga pikëpamja gramatikore dhe strukturore, si dhe të tejkalojnë vështirësitë që rrjedhin nga procesi i parafrazimit.