Studio Media dhe Komunikim në UBT, programin e vetëm unik në rajon

08/09/2020

Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT, është i vetmi fakultet në rajon i cili ka bërë gërshetimin e të gjitha elementeve mediale, gazetareske e komunikative.

 

UBT ka zhvilluar një infrastrukturë moderne të pajisur me pajisjet e nivelit më të lartë mediatik. Posedimi i Televizionit, Radio Campusit, Portalit dhe Gazetës UBT NEWS e dëshmon më së miri infrastrukturën moderne të zhvilluar nga institucioni numër një i vendit në arsimin e lartë, UBT.

 

Struktura e ndërtuar e programit Media dhe Komunikim është një kombinim interesant i teorisë dhe praktikës, bazuar në programe të universiteteve më të mëdha evropiane e botërore.

 

Rreth 90% e studentëve të Fakultetit Media dhe Komunikim janë të punësuar në mediat vendore, duke dëshmuar nivelin e lartë të studimeve në UBT.

 

Këto janë specializimet të cilat Fakulteti Media dhe Komunikimi i ofron në nivelin Bachelor:

  • Gazetari
  • Komunikim
  • Menaxhim i medias
  • Marrëdhëniet me Publikun
  • Regjia Televizive
  • Gazetaria On-Line
  • Kamera dhe Fotografia

 

Këto janë specializimet të cilat Fakulteti Media dhe Komunikim i ofron në nivelin Master:

  • Komunikimi politik dhe Organizatat
  • Mediat digjitale dhe Komunikimi

Informata rreth programit: http://study.ubt-uni.net/mc/

Apliko TANI: https://apliko.ubt-uni.net/