Studio master në UBT, jepi diplomës tënde vulën e dallimit

07/10/2019

UBT, tash e gati dy dekada është shndërruar në qendër të rëndësishme akademike në rajon për ekonomi, inxhinieri, arkitekturë, tregti, politikë, drejtësi, shkencë dhe inovacion, përmes ofrimit të studimeve të nivelit master në rreth 20 programe studimi, në të cilat kandidatët mund të diplomojnë në fusha dhe specializime tejet unike.

Studimet master në UBT ju mundësojnë të kualifikoheni për karrierë dhe të aftësoheni profesionalisht në punën tuaj të përditshme.

Institucioni ofron gamë të gjerë mundësish për të marrë diplomë të nivelit master.

 

Ju mund t’i vijoni studimet në programet:

 

– Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi,

– Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri,

– Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë

– Menaxhim i Mekatronikës,

– Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor

– Politika Publike dhe Menaxhim,

– Shkenca Politike,

– Farmaci,

– Stomatologji,

– Shkencat e Ushqimit dhe Teknologjisë,

– E Drejta Civile dhe Pronës,

– Juridik, Kriminologji Kompjuterike dhe Forenzikë,

– Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturë (ESLG),

– E Drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane,

– Energji Elektrike dhe Tregjet e Energjisë,

 

UBT ju përgatit edhe për studimet e nivelit të doktoratës, duke ofruar certifikime ndërkombëtare, sisteme online të mësimit, trajnime, kurse përgatitore, bibliotekën me numrin më të madh të titujve dhe qasje në libraritë më të mëdha elektronike, laboratorë shkencorë, etj.

Gjatë viteve të fundit, UBT ka mbajtur primatin e institucionit më cilësor të arsimit të lartë në Kosovë dhe jashtë vendit, ku vijuan mësimin rreth 20 mijë studentë vendorë dhe shumë studentë ndërkombëtarë.

 

UBT njihet për punën e jashtëzakonshme kërkimore, përmes bashkëpunimit me partnerë të shumtë nga e gjithë bota.

Institucioni numëron mbi 400 marrëveshje bashkëpunimi me institucione arsimore dhe partnerë të tjerë nga industria në mbarë globin.

 

Ne ju ftojmë të bashkoheni me komunitetin e liderëve, të cilët studiojnë, zhvillohen, kryejnë hulumtime dhe marrin grada akademike në institucionin më inovativ në vend.

 

Dokumentet e nevojshme për regjistrim në UBT janë: Diploma e noterizuar, CV, kopja e letërnjoftimit dhe certifikata e lindjes.

 

Apliko tani: http://study.ubt-uni.net/rt/