Studioni master në UBT, investoni për të ardhmen tuaj

01/10/2020

UBT vazhdon të mbetet qendër rajonale akademike për studime të nivelit master në fushën e shkencës dhe inovacionit, arkitekturës, inxhinierisë, ekonomisë, tregtisë, politikës, e drejtësisë, përmes ofrimit të programeve unike të studimit.

 

Këto programe u mundësojnë studentëve që të fokusohen për karrierë profesionale në jetë, të specializohen në disiplina të veçanta, si dhe të diplomojnë në programet që u japin avantazh tek punëdhënësit.

 

Ju mund t’i vijoni studimet në programet:

  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi,
  • Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri,
  • Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë
  • Menaxhim i Mekatronikës,
  • Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
  • Politika Publike dhe Menaxhim,
  • Shkencat e Ushqimit dhe Teknologjisë,
  • E Drejta Civile dhe Pronës,
  • Juridik, Kriminologji Kompjuterike dhe Forenzikë,
  • Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturë (ESLG),
  • E Drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane,
  • Energji Elektrike dhe Tregjet e Energjisë,
  • Farmaci
  • Stomatologji

 

UBT është institucion që është vlerësuar me 5 yje të ekselencës, që ka sjellë metodën e re të mësimit, përmes Realitetit Virtual dhe të Shtuar, institucion që ka krijuar bashkëpunim me rreth 500 universitete prestigjioze botërore, me institucione dhe me partnerë nga mbarë bota, ofron certifikime ndërkombëtare, sisteme online të mësimit, trajnime, kurse përgatitore, bibliotekën me numrin më të madh të titujve shkencor dhe qasje në libraritë më të mëdha elektronike, laboratorë shkencorë, etj.

 

Dokumentet e nevojshme për regjistrim në UBT janë: Diploma e noterizuar, CV, kopja e letërnjoftimit dhe certifikata e lindjes.

 

Apliko tani: https://apliko.ubt-uni.net/