Studentët e UBT-së vizituan kompaninë “KOSTT”

26/12/2017

 

Studentët e vitit të dytë në Fakultetin e Inxhinierisë së Energjisë Efiçiente, kanë vizituar kompaninë publike, “KOSTT”, nën shoqërimin e profesorëve të UBT-së, Vehbi Sofiu dhe Afrim Osmani.

 

Studentët u pritën nga drejtori i Departamentit të Transmisionit, Besim Gërxhaliu dhe nga drejtori i Departamentit të Operimit të Sistemit, Sabri Musiqi, të cilët i njoftuan studentët me zhvillimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë.

 

Realizimi i kësaj vizite u bë me qëllim që studentët të shohin nga afër mënyrën se si transmetohet (transportohet) energjia elektrike nga njësitë e gjenerimit, e deri tek sistemi i shpërndarjes.

 

Tash e një kohë të gjatë, UBT dhe “KOSTT” kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, me pikësynimin që përmes përvojës praktike të edukimit, të përkrahet ngritja e nivelit edukativ dhe profesional tek të rinjtë kosovarë, si dhe të bëhet përgatitja e studentëve për tregun e punës.