Studentët e UBT-së vizituan Ipko Telecommunications

20/01/2012

 

Prishtinë, 19 janar 2012-  Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, bashkërisht më prof. Besim Limanin,   të ënjtën kanë zhvilluar një vizitë studimore në kompaninë  “Ipko Telecommunications” në Fushë Kosovë, ku janë njohur me zhvillimin e saj që nga fillimi i punës, proceset e deri në ditët e sotme.

 

Gjithashtu studentët  u njoftuan më për së afërmi me sektorët dhe nënsektorët e sistemeve të kësaj kompanie. 

 

Xhevdet Shala- Inxhinier i planifikimit, u shpjegoi për pjesën e transmetimit të rrjetës, rutimi i një BTS-je deri te BSC-ja, dhe për teknologjinë SDH dhe PDH të cilën IPKO e përdorë në pjesët  mobile. Kurse,   Fatbardh Dragusha  përgjegjës për Planifikim foli rreth teknikat multipleksimit, kanalet fizike dhe logjike dhe stacionin bazë. Po ashtu Arian Halimi, inxhinier i Përkrahjes tha se  BSC, MAS, MGW, GGSN, SGSN janë pjesë e procedimit të dhënave  të  GPRS. Faton Kurteshi  u fokusua  për ndërlidhjen e pajisjeve të shërbimeve fikse  dhe funksionimin e tyre. 

 

 

 

Gjatë kësaj vizite menaxhmenti i cekur më lartë ,përveç mikpritjes i ka falënderuar studentët e UBT-së për vizitën e bërë dhe ndër të tjera i ka njoftuar edhe me objektivat zhvillimore dhe aktivitetet vepruese që IPKO  do t’i ketë në periudhën vijuese konform planit të tyre.

 

Ndryshe kompaninë IPKO, sot ka një numër të mirë të punësuar, ku në mesin e tyre ka që kanë përfunduar studimet në UBT si menaxherë të sektorëve të ndryshëm.

 

Kjo kompani është e njohur edhe në tregun  evropian për kualitetin e tyre të lartë.