Studentët e UBT-së vizituan Avokatin e Popullit

13/12/2012

 

Prishtinë, 12 dhjetor 2012-  Studentët e Fakultetit të Juridikut në UBT, bashkërisht më Prof. Dr.  Belul Beqaj,  sot  kanë zhvilluar një vizitë studimore në  Institucionin Avokatit të Popullit në Prishtinë, ku janë njohur me zhvillimin e këtij institucioni  që nga fillimi i punës, proceset e deri në ditët e sotme, gjithashtu studentët  u njoftuan për së afërmi për  rolin dhe funksionin  e institucionit autoritativ në sistemin juridik të Republikës së  Kosovës.

 

“Avokati i Popullit është institucion i pavarur, i përcaktuar me kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Ligjin për Avokatin e Popullit.  Misioni ligjor dhe kushtetues i këtij institucioni është për mbrojtjen , mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive  themelore  të njeriut, nga veprimet e paligjshme ose mosveprimet e autoriteteve publike të vendit, dhe mundëson krijimin e pasqyrës së të drejtave dhe lirive të njeriut në Republikën e Kosovës, përfshirë dhe shkallën e shkeljes së tyre”, tha  para studentëve  Avokati i popullit  z. Sami  Kurteshi.

 

 

Ai shtoi se ky institucion nuk ndanë drejtësi, por eviton dhe nxjerrë në pah veprimet apo mosveprimet e parregullta a të paligjshme të autoriteteve publike, pikërisht për të luajtur rolin që ka në ndërtimin e një shoqërie të bazuar në parimin se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

 

 

Gjatë kësaj vizite z. Kurteshi , përveç mikpritjes i ka falënderuar studentët e UBT-së për vizitën e bërë dhe ndër të tjera i ka njoftuar edhe me objektivat zhvillimore dhe aktivitetet vepruese që ky institucion   do t’i ketë në periudhën vijuese konform planit të tyre.

 

Nga ana e studentëve u shtrua çështja e mundësisë së bashkëpunimit ndërmjet UBT dhe Institucionin Avokatit të Popullit. Palët  pritës përkrahën iniciativën dhe shprehën mikpritje edhe në të ardhmen  për studentet në këto institucion për vizita , hulumtime shkencore, etj etj.

 

“Kjo vizitë ishte shumë e qëlluar, prandaj rekomandojmë që vizitat  tilla profesionale të organizohen edhe  në institucion  të shumta që ka vendi dhe më gjerë”, tha Bajram Krasniqi studentë në UBT.