Studentët e UBT-së vizitojnë Çekinë

18/05/2018

 

Studentët e Dizajnit të Integruar, në UBT, kanë vizituar Republikën e Çekinë, konkretisht në kryeqytet, Pragë.

 

Turi i vizitës filloi në “Charles Bridge”, urën historike që kalon lumin Vltava në Pragë, pastaj realizuan vizitë në Shtëpinë e Komunës së Pragës, një fragment ky unik i fortifikimeve të qytetit të vjetër të Pragës, që daton nga periudha gotike, si dhe vizituan Universitetin Teknik të Çekisë, në Pragë, si një nga universitetet më të mëdha dhe më të vjetra teknike në Evropë.

 

Vizita do të vazhdojë edhe nëpër vende të tjera të Evropës, si: Milano, Venecia dhe Zagreb, me qëllim që studentët të përfitojnë përvoja të reja profesionale dhe të njihen nga afër me artin dhe kulturën evropiane.