Studentët e UBT-së organizuan vizitë studimore në Shqipëri

16/03/2011

 

 Studentët e UBT-së organizuan vizitë studimore në Shqipëri

Prishtinë, 4 mars  2011 – Studentët të cilët ndjekin studimet Master në  UBT, të të gjitha departamenteve organizuan  vizitë studimore në Shqipëri, ku këtij organizmi ju bashkëngjiten edhe disa profesorë të UBT-së dhe disa studiua të arkeologjisë të Shqipërisë.

Përgjatë qëndrimit  tre ditorë,  profesorët  dhe studiues-arkeolog  të Universitetit të  Tiranës, studentëve ju ligjëruan më shumë për  trashëgimin kulturore dhe zhvillimin ekonomik në Shqipëri dhe thanë se 13% e territorit në Shqipëri janë zona të mbrojtura kulturore-natyrore. Këto zona ndahen në gjashtë  kategori, e ato janë si  Zonat strikte të mbrojtura, Parqet kombëtare ku Shqipëria ka gjithsej 15 parqe kombëtare me mbi 180 hektar,  Monumente të natyrës – ka gjithsej 766 monumente të natyrës,  ku prej tyre në gjendje ende të pashkatërruar janë 690, rezervatet natyrorë, pejsazhe të mbrojtura dhe zonat e mbrojtura nga burimet e menaxhuara, etj.

Studentët po ashtu vizituan edhe disa qytete  të ndryshme dhe kryeqendrën Tiranën,  po ashtu vlen të veçohet se aga afër pan edhe bukurit natyrore që ka Shqipëria. 

 Studentëve të UBT-së komoditet të këndshëm,  për tre ditë me radhë,  ju ofroj dhe  i mirëpriti  Hotel “ELBA”, në qytetin Kavajë.